U bë një çerek shekulli që fëmijët, të cilët në vitin e përmbysjes së regjimit komunist nuk kishin lindur akoma, i kanë kaluar tashmë të njëzetat. Në këto vite pluralizmi ne, prindërit e tyre, nuk kemi arritur aty ku ëndërronim.
U bë një çerek shekulli që fëmijët, të cilët në vitin e përmbysjes së regjimit komunist nuk kishin lindur akoma, i kanë kaluar tashmë të njëzetat. Në këto vite pluralizmi ne, prindërit e tyre, nuk kemi arritur aty ku ëndërronim.
Anjëherë më parë nuk e kam menduar veten si pjesëmarrës në politikë, saqë sa herë që diskutohej mes meje dhe bashkëmoshatarëve të mi për votën që do të jepnim në të ardhmen, tërhiqesha, duke dashur që të lejoja të tjerët të zgjidhnin pa mua. Nuk i besoja politikës dhe për këtë arsye gjithnjë kam menduar jo për kë të votoj, por çfarë mund të shkruaj në fletën e votimit për të shfaqur këtë mosbesim. Nuk kisha besim sepse i dëshiroj vetes një të ardhme. Dhe kur shihja gjithnjë që një pjesë e konsiderueshme e të ardhmes po thellonte cekëtinë e politikanëve, si mund të mendoja t’u mbushja atyre babëzinë elektorale me një votë më shumë?
Te nderuar zonja dhe zoterinj pjesemarres!
Quhem Ana dhe vij nga qyteti i Permetit,nga qyteti i historise dhe i arsimit ,nga qyteti i dijetareve te shquar, Frashellinjve, qe i kane kenduar ketij vendi me shume dhimbje dhe dashuri.
Miq të dashur e të nderuar,
Ju uroj mirëseardhjen në këtë ngjarje, në themelimin, në shpalljen e forcës sonë të përbashkët politike, Lista e Barabartë.
Lista e Barabartë e mori shkëndijën në muajt e parë të këtij viti, e mori shkëndijën nga ndjenja e rezistencës ndaj uzurpimit të demokracisë sonë delikate, të uzurpimit nga një klasë politike e degraduar.
Mirëmbrëma të gjithëve,
Dua tju falënderoj që keni ardhur sonte duke ju thënë që në fillim se jam shumë i lumtur dhe po aq i motivuar që jam bashkë me kaq shumë miq të bindjeve të përbashkëta.
Para se të vija këtu sonte po mendoja se kush është vendimi më i rëndësishëm në jetën e një njeriu.