U bë një çerek shekulli që fëmijët, të cilët në vitin e përmbysjes së regjimit komunist nuk kishin lindur akoma, i kanë kaluar tashmë të njëzetat. Në këto vite pluralizmi ne, prindërit e tyre, nuk kemi arritur aty ku ëndërronim.
Vërtet pa parti politike nuk mund të ketë demokraci, por partitë në këtë vend kanë ekzistuar për veten, dhe jo për të mirën e popullit. Është fakt që nuk mund të diskutohet, se tranzicioni ynë ka “harxhuar” 25 vjet duke e lëkundur jo rrallëherë fort sistemin tonë të demokracisë,një fakt ky i hidhurqë rezulton nga politika e partive tradicionale. Për këtë fajin e kemi edhe vetë, pasi ka qenë pavendosmëria jonë për t’u distancuar përfundimisht prej tyre.
Ky vend nuk mund të bëhet një shtet i së drejtës, për aq kohë sa partitë politike nuk kanë demokraci të brendshme. Kjo alternativë ka vetëm një përgjigje, ka vetëm një mënyrë për t’i dhënë fund: “Të përballemi me këtë përgjegjësi, duke u orientuar nga e drejta dhe e ndershmja, dhe jo nga nevoja për të plotësuar interesat e ngushta”.
E vërteta është se jemi përpjekur, por përpjekjet tona kanë ndjekur modelin e së shkuarës. Prandaj, ky është një moment vërtet krejt i posaçëm për të gjithë ne. Ta formatojmë së bashku këtë lëvizje, si një forum publik, duke e bërë një platformë të rëndësishme për ndikimin qytetar në politikë, përqëndrimet themelore ndaj problemeve të shoqërisë sonë.
Ndaj, nuk jam këtu thjesht si një përkrahës i kësaj lëvizjeje, por për një zgjedhje të re qytetare. Unë nuk jam këtu si një militant, por si një njeri i lirisë së vërtetë gjë, të cilën, që të gjithë ne e dëshirojmë.
Suksesi i lëvizjes së re politike “LISTA E BARABARTË”, me orientim për nga e mira e përgjithshme, do të përcaktohet nga përkushtimi ynë për ndërtimin e një mjedisi të shëndetshëm demokratik, qëllim ky që është i përbashkët për të gjithë qytetarët shqiptarë.
LIBRA, partia moderne të cilën ne dëshirojmë dhe i duhet Shqipërisë, duhet të jetë në gjendje nesër të tregojë një shkallë të lartë përgjegjësie të qeverisjes së brendshme të saj, me moton: “Të organizoshdhe drejtosh mirënjë parti sot,premtonpër një qeverisje të mirë nesër”.
Ju faleminderit!