LIBRA po ndjek me shqetësim ecurinë e ekonomisë së vendit dhe në vecanti punësimin e të rinjëve. Një sektor shumë i rëndësishem rrezikohen të humbasë mijera ënde pune. Bëhet fjalë për sektorin e Call Centerave.

 

Më datë 4 Maj 2017 në Kryeministrinë Italiane është nënshkruar një marrëveshje midis 13 kompanive më të medha kontraktuese të shërbimeve call center. Marreveshja ka si synim parësor të limitojë delokalizimin e call centerave jashtë territorit italian si dhe të garantojë që pjesa më e madhe e telefonatave të menaxhohet në tregun e brëndëshëm.

C:\Users\user\Desktop\13 firmatari.JPG

Dukë qënëse kjo marrëveshje nuk po merr rëndësinë e duhur dhe se rrezikon drejtëpërdrejtë punësimin dhe ekonomine shqipëtare, ne si LIBRA kemi detyrimin moral të informojmë qytetarët mbi pasojat e saj.

 

Disa nga pikat kryesore të marrëveshjes janë:

 

  • 95% e shërbimeve telefonike direkte të kryhen në Itali brënda 6 muajve të ardhshëm.

  • Kontratat e reja të tenderimit duhet të parashikojnë një kuote të dedikuar për call centerat që operojnë në territorin italian. Brenda 18 muajve në vijim kuota për tregun e brëndshëm italian nuk mund të jete më e vogël se 80% e gjithë telefonatave.

  • Të gjithë operatorët telefonikë që operojnë jashtë territorit italian duhet të pajisen me Certifikatën e Gjuhës Italiane niveli B2.

 

C:\Users\user\Desktop\clausola.JPG

 

Fakte mbi situatën aktuale:

- Ligji i Bilancit 2017 ka ashpërsuar sanksionet në vecanti për call centerat që operojne jashtë Komunitetit Europian (4 fishimi i sanksioneve vetëm gjatë 4 muajve të parë të 2017)

-  Në 2-3 muajt e fundit ka një rënie drastike të kërkesave për punonjës të rinj në sektorin e call centerave, për të mos thënë që numëri i punonjësve është reduktuar ndjeshëm.

- Në websitet kryesore të punëkërkuesve nuk ka lajmërime për rekrutime dhe në call centerat e mëdha nuk kryhen trajnime për punonjesit e rinj.

- Xhiroja vjetore e 13 kompanive kryesore në Itali është 1.235 mln euro (65% i tregut italian) dhe fluksi i punës për call centerat jashtë territorit italian do të ulet deri ne 20% (247 mln euro).

- Sektori i call centerave në Shqiperi, gjatë vitit 2016 ka patur një xhiro vjetore prej 388 mln eurosh dhe numëri i të punësuarve ka arritur mbi 25.000 ose rreth 2% te numrit total te punësuarve.

 

Pra, duke verejtur masat e marra ne Itali, si dhe duke vëzhguar tregun e punës në shqipëri, në muajt e ardhëshëm parashikohet një rënie drastike e punësimeve dhe xhiros vjetore. Si rrjedhim shumë të rinj do të humbasin punën dhe do ta kenë më të vështirë të rifillojnë punë tjetër.

Efektet negative do të prekin edhe sektorë të tjerë sepse një pjesë e madhe e punonjesve kane kredi për të paguar. Një pjesë tjeter jetojnë me qera. Gjithashtu kompanite paguajnë qerate e ndërtesave ku zhvillojnë aktivitetin e tyre. Shume dyqane dhe lokale rreth e përqark call centerave do të preken indirekt dhe do të ndjejnë renien e fluksit të punes. Do të preken indirekt edhe kompanitë e shërbimeve të internetit, ato të pastrimit dhe sigurimit, etj.

Ndaj, këtu shteti duhet të marrë masa emergjente që këte force aktive ta bëjë përthithëse për tregun e punës dhe ti lërë demagogjitë e ditës.

 

Zgjidhje

Propozimi jonë është që Qeveria aktuale, dhe ajo që do të vendoset pas zgjedhjeve të datës 18 Qershor, duhet te marrë masa serioze dhe të përshpejtuara për:

  • të rivendosur në tregun e punës punonjesit që humbasin punën.

  • të krijohet mundesia e një fondi social që ti bëjë ballë humbjes masive të punësimit.
    (Në rast se një kompani falimenton punëtorët marrin një asistencë prej rreth 7000 lekësh. A ju duket e drejtë që mbas disa vite pune dhe kontribute të derdhura të përfitosh këtë shumë qesharake? Punëtorët kanë familje dhe nuk mund ti bëjnë balle jetesës me një shumë të tillë.)

  • të ndryshohet kodi i punës dhe të parashikohen amortizatorë të tjerë sociale për ti bërë ballë, kësaj dhe cfarëdo lloj marrëveshje tjetër, që mund të prekë punësimin dhe ekonominë shqipëtare.

  • të ofrohen kushte ekonomike favorizuese për kompanitë e call centerave që operojne dhe investojnë në Shqipëri duke e bërë vendin tonë akoma më kompetitiv dhe tërheqës për kompanitë e huaja.

 


Ne si LIBRA jemi të bindur, që kriza politike që ka mbuluar vendin duhet të marrë fund dhe se problemet e qytetarëve duan vëmëndje dhe zgjidhje serioze, përndryshe do do të ketë përsëri një emigrim masiv si në vitet 90.

Përgatiti: Edrin Gaxhenji

 

 

Ilir Sinanaj

 

Forumi Ekonomik Botëror (World Economic Forum) ka publikuar raportin e përvitshëm për konkurrueshmërinë e të udhëtimit dhe turizmit (The Travel & TourismCompetitiveness Report 2017). Sipas studimeve të kryera nga Forumi Ekonomik Botëror, Shqipëria renditet ndër vendet e fundit në rajon për kushtet sanitare, mundësimit tëujit të pijshëm, nivelit të vrasjeve, numrit të mjekëve për raport popullsie. Gjithashtu Shqipëria është një nga vendet ku sistemi i taksimit nuk është i përshtatshëm për të nxitur investimet (124/136).

 

 

Ndikimi i taksimit mbi nxitjen për të investuar

Vendi

Renditja

botërore /136

Vlerësimi /7

Maqedoni

21

4.6

Mali i Zi

47

3.9

Serbi

105

3.1

Bosnje dhe 

Hercegovinë

120

2.9

Shqipëri

124

2.8

 

Rendi

 

Për sa i përket rendit dhe sigurisë, sipas raportit më tëfundit të Forumit Ekonomik Botëror Shqipëria rendit e fundit në rajon, me mesatarisht 4 vrasje për 100 mijëbanorë në vit.

 

Niveli i vrasjeve

Vendi

Renditja

botërore /136

Vrasje / 100 mijë banorë

Bosnje dhe 

Hercegovinë

36

1.3

Serbi

36

1.3

Maqedoni

45

1.6

Mali i Zi

69

3.2

Shqipëri

79

4.0

 

Uji i pijshëm dhe higjiena

 

Vetëm rreth 93% e popullsisë në Shqipëri ka ujë të pijshëm të sigurt, sipas “Forumit Ekonomik Botëror”. Kjo statistikëe rendit Shqipërinë në vendin e parafundit në rajon për sigurinë e ujit të pijshëm.

 

Mundësimi i kushteve të përshtatshme sanitare

Vendi

Renditja

botërore /136

% e popullsisë

Serbi

46

96.4%

Mali i Zi

51

95.9%

Bosnje dhe 

Hercegovinë

56

94.8%

Shqipëri

61

93.2%

Maqedoni

67

90.9%

 

 

Mundësimi i ujit të pijshëm të sigurt

Vendi

Renditja

botërore /136

% e popullsisë

Bosnje dhe 

Hercegovinë

36

99.9%

Mali i Zi

40

99.7%

Maqedoni

47

99.4%

Serbi

51

99.2%

Shqipëri

77

98.1%

 

Shëndetësia

 

Shqipëria është vendi me më pak mjekë për 1 mijë banorë(1.1) dhe me më pak shtretër spitalesh për 100 mijë banorë(26) krahasuar me vendet e tjera të rajonit, sipas “Forumit Ekonomik Botëror”.

 

 

Numri i mjekëve për raport popullsie
Vendi
Renditja
botërore /136
Mjekë /1 mijë banorë
Maqedoni
44
2.6
Serbi
56
2.1
Mali i Zi
57
2.1
Bosnje dhe 
Hercegovinë
63
1.9
Shqipëri
83
1.1

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

Shtretër spitali
Vendi
Renditja
botërore /136
Shtretër /1 mijë banorë
Serbi
27
54
Maqedoni
40
45
Mali i Zi
41
40
Bosnje dhe 
Hercegovinë
46
36
Shqipëri
65
26

 

 

 

 

Energjia

 

Shqipëria renditet në vendin e 81-të (nga 136 vende tëmundshme) për sa i përket cilësisë së furnizimit tëenergjisë, sipas “Forumit Ekonomik Botëror”. Në rang rajonal Shqipëria renditet e parafundit.

Cilësia e furnizimit me energji elektrike
Vendi
Renditja
botërore /136
Vlerësimi /7
Maqedoni
66
4.9
Serbi
70
4.8
Bosnje dhe 
Hercegovinë
79
4.6
Shqipëri
81
4.5
Mali i Zi
92
4.0

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

Mjedisi

 

Në raportin e Forumit Ekonomik Botëror ashpërsia dhe zbatimi i rregulloreve për mjedisin janë “thembra e Akilit” për rajonin e Ballkanit Perëndimor. Shqipëria renditet ndër vendet e fundit në botë për sa i përket ashpërsisë dhe zbatimit të rregulloreve për mjedisin.

Ashpërsia e rregulloreve mjedisore
Vendi
Renditja
botërore /136
Vlerësimi /7
Mali i Zi
77
3.9
Maqedoni
86
3.7
Shqipëri
111
3.3
Serbi
101
3.4
Bosnje dhe 
Hercegovinë
116
3.1

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

Zbatimi i rregulloreve mjedisore
Vendi
Renditja
botërore /136
Vlerësimi /7
Maqedoni
82
3.5
Mali i Zi
83
3.5
Bosnje dhe 
Hercegovinë
103
3.3
Shqipëri
106
3.2
Serbi
126
2.9

 

Luareta Alikaj

Projektligji “Për organizimin dhe  funksionimin e profesionit të rregulluar të   Ekspertit fiskal dhe Institutit të Ekspertëve    Fiskalë”, parashikon krijimin e një profesioni të ri të fushës kontabël (këshilltarin fiskal), të cilit për më tepër i rezervohet në formë  monopol krejt padrejtësisht dhënia e shërbimeve me natyrë fiskale.