LIBRA do të ulë çmimin e ushqimeve bazë, duke zbritur në 5% TVSH për ushqimet
Të gjitha vendet e Europës i tregtojnë më lirë ushqimet bazë, për të lehtësuar çmimet për qytetarët e tyre. Taksa e ushqimeve bazë (TVSH) në Shqipëri është disa herë më e lartë edhe se në Francë e Gjermani, pa llogaritur vendet e rajonit dhe vendet kufitare, ku qytetarët i paguajnë shtetit për konsumin ushqimor 3-4 herë më pak se tek ne. Kjo bën që shqiptarët të paguajnë më shtrenjtë për bukën, mishin, vezët, qumështin, vajin, sheqerin, etj.