Ngjarje

LIBRA PER SHENDETESINE - PIKA TRE E PROGRAMIT Sistemi shëndetësor në vend ka pësuar goditjen më të rëndë nga politikat e pashpirt të qeverisjeve të njëpasnjëshme korruptive. Sot qendrat shёndetsore janё nё mjerim, për mungesë financimi. S’ka infrastrukturё, s’ka barna, s’ka paisje mjeksore, s’ka mundësi diagnostikimi. Financimet e buxhetit, plot 120 milionë Euro, në vend që të shërbenin për qytetarët, kanë shkuar në xhepat e një kompanie private për Check Up-in shëndetësor, një konçesion tërësisht i pavlerë dhe abuziv. Spitalet publike kanë radha të gjata pacientësh, mungojnë barnat, mungojnë paisjet mjekësore dhe paisjet diagnostikuese, infrastruktura është krejtësisht e mangët. Kemi numrin më të ulët të shtretërve spitalorë në rajon. Jemi vendi me numrin më të vogël në Europë të mjekëve për banorë. Mjekët tanë paguhen më pak se kudo. Ndërkohë, paratë publike shkojnë për konçesione, rreth 600 milionë Euro i janë dhënë 5 kompanive private. 1. LIBRA do të rrisë financimet për shëndetësinë, për të përmirësuar shërbimin publik shëndetësor. Do të ndërtohen spitale të reja, struktura të tjera shëndetësore dhe do të rriten pagat për punonjësit e shëndetësisë. 2. LIBRA do të administrojë spitalet publike sipas skemave europiane, duke rritur autonominë financiare dhe menaxhuese, si dhe do të ndryshojë modelet e paisjes së tyre me barna dhe mjete mjekësore. Do të bashkëpunohet me shëndetësinë private si me një treg të hapur e të lirë, e jo përmes krijimit të monopoleve oligarke të shëndetit. 3. LIBRA do të rishikojë dhe anullojë koncesionet në shëndetësi, duke synuar uljen e abuzimeve me shpenzimet publike për shëndetin. Çdo shqiptar të shërbehet me cilësi dhe dinjitet në spitale e qendra shëndetësore. LIBRA ESHTE RRUGA E RE!