Marion Kazazi 

Përshëndetje miqtë e mi! 

Ju falenderoj të gjithëve që keni ardhur në këtë organizim shumë të rëndësishëm për të gjithë ne. Dua t'ju them se jam shumë i lumtur për faktin se në një kohë të shkurtër jemi kaq shumë të rinj Libra. Jam me fat gjithashtu se përballë meje shoh të rinj e të reja të cilët ideali i peshon më shumë sesa interesi personal dhe përgjegjësia mbi të ardhmen e gjithsecilit ndikon më shumë sesa indiferentizmi. 

Kiara Myslymaj

A e dini çdo të thotë të ndërtosh ëndrra të reja ne nje shtet me një shpresë të plakur?! Unë e di, ose më saktë të gjithë e dimë dhe po e përjetojmë këtë realitet të mbrapshtë në të cilin e kemi të ndaluar të ëndërrojmë. Në këtë realitet në të cilin rinia shihet si një shumicë votash dhe jo shumicë ëndrrash. Në këtë vend i cili po na zbon bashkë me sakrificat e prindërve tanë, bashkë me dijen dhe librat mbi të cilat mbollëm çdo shpresë dhe ideal.

Gentian Muçollari

Të nderuar miq të LIBRA-s,

Unë jam Gentian Muçollari, anëtar i LIBRAS që në themelimin e saj, njeri i zakonshëm, profesionist në fushën e financës dhe biznesit,  pedagog i Fakultetit të Ekonomisë.

Po ju prezantohem kështu në detaje, sepse shpesh shumë gazetarë të mediave shqiptare  apo qytetarë të ndryshem pyesin Benin dhe Mozën: 

Kush janë anëtarët e tjerë të LIBRA-s; 

A ka personazhe të njohur të politikës që do t’iu bashkohen?

Ermir Muçollari

Para disa muajsh në Palasë ndodhi një krim monstruoz,  pasi një i ri me probleme mendore dhe vartësi nga droga vrau dhe dhunoi në mënyre barbare trupin e një të mituri me të cilin kishte edhe lidhje farefisnore, e më tej u kap nga policia dhe u burgos . Ai tashmë nuk përbën asnjë rrezik për shoqërinë sepse është mbrapa hekurave por ky ishte një krim që mund të ishte parandaluar në qoftë se do të funksiononin institucionet përkatëse , në këtë rast spitali psikiatrik i vlorës .

Të rinjtë e Listës së Barabartë (LIBRA) bashkëthemeluan organizatën e tyre rinore, në një mbledhje historike të zhvilluar në Godinën “Liria” te Qyteti “Studenti”, ditën e martë, 20 dhjetor 2016, në orën 17:00. Veprimtaria u organizua nga vetë të rinjtë nga e gjithë Shqipëria, të bashkuar rreth parimeve të lirisë, dijes dhe ekuilibrit. Në fjalën e tyre të rinjtë vunë në pah problematikat e ndryshme që po përballet vendi si papunësia, mungesa e një arsimi cilësor si edhe mungesa e politikave nxitëse për të, por nga ana tjetër duke dëshmuar përkushtim për të marrë në dorë vetë zgjidhjen e këtyre problemeve; probleme këto që në prizmin ekonomik ka një dështim mbi 25-vjeçar. Ndërkaq, në mbledhjen historike e të rinjve LIBRA u mbyll me 3 vendime konkrete.