Ngjarje

Gentian Muçollari

Të nderuar miq të LIBRA-s,

Unë jam Gentian Muçollari, anëtar i LIBRAS që në themelimin e saj, njeri i zakonshëm, profesionist në fushën e financës dhe biznesit,  pedagog i Fakultetit të Ekonomisë.

Po ju prezantohem kështu në detaje, sepse shpesh shumë gazetarë të mediave shqiptare  apo qytetarë të ndryshem pyesin Benin dhe Mozën: 

Kush janë anëtarët e tjerë të LIBRA-s; 

A ka personazhe të njohur të politikës që do t’iu bashkohen?

Dhe a e dini pse ndodh kjo? Sepse kështu ka funksionuar politika e vjetër apo politika e partive të mëdha aktuale. Dhe shumica prej tyre mendojnë se nëse një parti nuk ka personazhe të njohur të politikës që e mbeshtesin, ajo nuk mund të bëjë politikë.

Unë jam një nga të panjohurit e LIBRA-s, unë jam një nga ata që ju bashkuan LIBRA-s jo sepse unë kam profesion politikën, por sepse jam i zhgënjyer nga politikanët e vendit tim dhe ne nuk mund të jemi indiferentë kur vendi ynë vidhet, kur vendi ynë shkatërrohet, kur vendi ynë keqpërdoret dhe bëhet i pajetueshëm. Unë dua që fëmijët e mi të rriten në këtë vend, unë dua që shqiptarët ta shohin të ardhmen në Shqipëri, unë dua që jo vetëm ne shqiptarët ta investojmë pasurinë tonë në këtë vend, por të tërheqim dhe të huajt të jenë pjesë e investitorëve këtu, unë dua që jo vetëm ne shqiptarët të mendojmë ti shpenzojmë paratë e pushimeve në këtë vend, por të kemi dhe shumë turistë të huaj që vijnë dhe ikin me mendjen për të ardhur përsëri.

E pra miq Libra ka ardhur si risi, jo me personazhe, por me njerëz që e duan vendin e tyre, njerëz që kanë derdhur djersë në këtë vend, njerëz që duan ti përkushtohen këtij vendi, njerëz që ju dhimbset ky vend.

Ne të gjithë këtu jemi Libra dhe ndryshe nga të tjerët jemi  lëvizje politike e njerëzve të zakonshëm, e njerëzve të thjeshtë, e profesionistëve, e punëtorëve, e të zhgënjyerve, e të drejtëve, ne jemi parti  e shtresës së mesme dhe të varfër. 

Ne jemi Libra dhe ndryshe nga të tjerët ne jemi lëvizje politike që mbështet të dobtit, ata që nuk kanë mbështetje e nuk u lejohet të kenë mundësi, ne mbështesim shtresën e mesme dhe profesionistët që të ndihen me të vlerësuar dhe të sigurtë në punën e tyre.

Ne jemi sot këtu për tu prezantuar qytetarëve të  Vlorës projektin tonë të përbashket politik. është projekti më i ri, por dhe shumë ambicioz. Ambicioz, sepse për herë të parë pas 25 vjetësh një lëvizje politike e nisur nga dy deputetë të nderuar së bashku me një numër të madh qytetarësh të lirë, qytetarë të zhgënjyer nga politika e vjetër makute, kërkon dhe do të sfidojë partitë e mëdha që tashmë janë pjesë e kësaj politike të vjetër.

Dua tu them që me qytetin e Vlorës më afrojnë shumë gjëra, sepse këtu banojnë shumë nga të afërmit e mi, këtu kam kaluar shumë ditë dhe netë të gëzuara, këtu dhe më pëlqen shpesh të vij, sepse Vlora  është joshëse për mua si për cdo njeri tjetër.

Megjithatë duhet ta theksoj që më vjen keq që ky qytet  është braktisur jo vetëm nga ata që e kanë braktisur gjithnjë, sepse Vlora i refuzonte, por edhe nga ata të cilët Vlora i ka mirëpritur, i ka respektuar dhe i ka votuar për të qënë deputetë të këtij qarku.

Vlora është e braktisur, sepse në Vlorë ka kohë që nuk bëhen investime serioze, madje edhe Lungomarja e shumëpërfolur, në vend që të sjellë turistë po sjell vdekje për qytetarët e Vlorës. 

Vlora është e braktisur, sepse në Vlorë është rritur papunësia,

Vlora është e braktisur, sepse në Vlorë është rritur varfëria,

Vlora është e braktisur, sepse Vlora po shkatërrohet,

Vlora është e braktisur, sepse Vlora është nga harruar nga politikanët.

Unë si anëtar i Libras që në themelimin e saj dhe si njeri me lidhje të forta me Vlorën kam besim të thellë që Libra këtu në Vlorë do të hedhë rrënjë thellë shumë shpejt, sepse Vlora gjithnjë ka qënë në ballë të ndryshimeve historike pozitive si dhe gjithnjë ka qënë në ballë të lëvizjeve patriotike. Edhe këtë herë nuk ka se si të zhgënjejë.

Miq të Libras unë sot dua tu bëj thirrje gjithë qytetarëve të Vlorës, të majtë, djathtë apo të qendrës, ata që janë të zhgenjyer nga politika e vjetër, ata që kurrë nuk janë marrë me politike, ti bashkohen Lëvizjes sonë, sepse ne tashmë qartazi jemi pozicionuar si Lëvizje kundër varfërisë, ne jemi pozicionuar si Lëvizje pro shtresës së mesme, ne jemi pozicionuar kundër Anti-Demokracisë, ne jemi pozicionuar pro arsimit, ne jemi pozicionuar kundër korrupsionit, ne jemi pozicionuar pro drejtësisë, ne jemi pozicionuar kundër abuzimit, ne jemi pozicionuar kundër oligarkëve, ne jemi pozicionuar kundër klientelizmit politik, ne jemi pozicionuar pro 99 % të shqiptarëve.

Libra ka pak kohë që ka filluar së ekzistuari, por në kaq pak kohë ka ndërmarrë nisma të rëndësishme ligjore që janë kundër varfërisë dhe pro dinjtetit, sic është nisma ligjore për minimumin jetik.

Libra është duke ndërmarrë nisma të tjera ligjore pro demokracisë, nisma për një demokraci më funksionale, nisma për një demokraci më direkte. 

Libra është projekt i së ardhmes, është projekt i bazuar në parime të forta demokratike dhe në vendimmarrjen e gjithë anëtarësisë së saj.

Të nderuar qytetarë të Vlorës, me lejoni tu them që vlonjatëve u ka hije krenaria, por hajde të bëhemi të gjithë bashkë sot, hajde ti bashkohemi LIBRAS të gjithë sot, që të jemi krenarë për atë që i do ti japim vendit tonë nesër.

(Shkëputur nga fjalimi në qytetin e Vlorës)