Të rinjtë e Listës së Barabartë (LIBRA) bashkëthemeluan organizatën e tyre rinore, në një mbledhje historike të zhvilluar në Godinën “Liria” te Qyteti “Studenti”, ditën e martë, 20 dhjetor 2016, në orën 17:00. Veprimtaria u organizua nga vetë të rinjtë nga e gjithë Shqipëria, të bashkuar rreth parimeve të lirisë, dijes dhe ekuilibrit. Në fjalën e tyre të rinjtë vunë në pah problematikat e ndryshme që po përballet vendi si papunësia, mungesa e një arsimi cilësor si edhe mungesa e politikave nxitëse për të, por nga ana tjetër duke dëshmuar përkushtim për të marrë në dorë vetë zgjidhjen e këtyre problemeve; probleme këto që në prizmin ekonomik ka një dështim mbi 25-vjeçar. Ndërkaq, në mbledhjen historike e të rinjve LIBRA u mbyll me 3 vendime konkrete.
1. Emri i organizatës rinore
Është tradita e LIBRA-s që çdo vendim që merret, të hidhet në votim. Edhe të rinjtë LIBRA hodhën në votim emrin e organizatës së tyre, një proces votimi online ku morën pjesë 1001 zgjedhës të rinj. Sipas rezultateve të votimit online u vendos që emri të jetë: Forumi Rinor LIBRA (FRL).
Rezultatet
Forumi Rinor Libra (FRL) 377
Rinia e Barabartë (RIBRA) 348
iLibra 167
Neë Libra 61
RiLibra 48
2. Të rinjtë hartojnë vetë manifestin e organizatës së tyre
Çdo organizatë ka nevojë për një dokument të parimeve dhe rregullave, që të funksionojë në mënyrë që çdo anëtarë të mund të kontribuojë sa më shumë me idetë e veta dhe të ndihet i përmbushur. Të rinjtë LIBRA, vetëhartuan manifestin e tyre të ngritur mbi lirinë për të shprehur idetë dhe për t’i jetësuar ato, mbi barazinë për të qenë të gjithë të vlerësuar e për t’u njohur të gjithëve kontributi, si edhe mbi dijen, që është arma më e fuqishme për të luftuar padrejtësitë dhe injorancë që është pengesë për zhvillimin. Të rinjtë LIBRA nga e gjithë Shqipëria e miratuan manifestin, duke u angazhuar për t’u qëndruar parimeve të lirisë, barazisë dhe dijes. Gjithashtu të rinjtë LIBRA përgatiten, ashtu si të gjitha strukturat e LIBRA-s, për të zhvilluar zgjedhjet e para organizative, që do të mbahen në fillim të vitit 2017. Për organizatën rinore, do të jenë vetë të rinjtë që do të zgjedhin mënyrën se si do të strukturohet drejtimi.
Ndërkaq, të rinjtë LIBRA ftojnë të gjithë ata të rinj, që kanë dëshirë dhe vullnet, që t’i bashkohen bërthamës së parë organizuese të zgjedhjeve te para, pasi organizata rinore gjithashtu ka në themel parimet demokratike, dhe funksionon me organe që do të zgjidhen nga të rinjtë.
3. Vendim për arsim të barabartë për të gjithë
Arsimi është në thelb në lëvizjes LIBRA dhe arsimi i brezave te rinj është një ndër kolonat kryesore e zhvillimit të një vendi. Për këtë arsye, të rinjtë LIBRA unanimisht morën vendimin për të ndërmarrë veprimtari mbarëkombëtare për të hequr barrën financiare të padrejtë të arsimit, pasi kjo barrë u mohon shumë familjeve në nevojë, që fëmijët e tyre të kenë mundësinë për t’u arsimuar. LIBRA beson fuqimisht se arsimi është një e drejtë themelore për të gjithë, pavarësisht përkatësisë së shtresës shoqërore. Të rinjtë LIBRA do të angazhohen për të bashkuar sa më shumë të rinj shqiptar për të firmosur një peticion që do t’u mundësojë të gjithëve barazi në sistemin arsimor.