Ngjarje

Marion Kazazi 

Përshëndetje miqtë e mi! 

Ju falenderoj të gjithëve që keni ardhur në këtë organizim shumë të rëndësishëm për të gjithë ne. Dua t'ju them se jam shumë i lumtur për faktin se në një kohë të shkurtër jemi kaq shumë të rinj Libra. Jam me fat gjithashtu se përballë meje shoh të rinj e të reja të cilët ideali i peshon më shumë sesa interesi personal dhe përgjegjësia mbi të ardhmen e gjithsecilit ndikon më shumë sesa indiferentizmi. 

Sot ne jemi mbledhur për të konsoliduar atë që nisi fare pak kohë më parë, rininë Libra, të ardhmen Libra, që do të kërkojë të krijojë modelin shembullor të një politike të re dhe të vetëdijshme për atë që ndodh kudo e që prek cilindo nga ne. Ne jemi këtu për një qëllim madhor, të ngremë vlerat dhe rolin e rinisë në shoqëri, kjo pasi kohë pas kohe që nga levizja studentore që shembi komunizmin, forca jonë po tentohet të zbehet gjithmonë e më shumë. Nuk e di nëse është rastësore, nuk e di nëse është vetë faji ynë, por di se kjo duhet të marrë fund. Ne, këtu, sot do të bëhemi njëzëri për t'i treguar se ç'forcë mbartim ne në vetvete, se ç'mund të bëjë kjo rini në rast se është e përgjegjshme dhe e motivuar për të mundur çdo pengesë për të jetuar në një vend të lirë, të barabartë për këdo. 

Libra është një mbështetje për çdo të ri, si mënyra e vetme nga ku do të dalim një herë e përgjithmonë nga cdo gjë e vjetër, e provuar dhe e sprovuar në çdo prizëm të ngërceve te krijuara nga sistemet, ku rezultati në fund ka qënë gjithmonë e më negativ. 

Libra për ne është motivim nga ku do të mundohemi të prekim çdo problem social, ekonomik, arsmor tonin dhe ta bëjmë atë që deri tani nuk është bërë nga asnjë parti politike. Libra është vendi për t'i shprehur mendimet tona ashtu siç ne i perceptojmë, te barabartë karshi njeri tjetrit, të lirë në fund të fundit, liri që na mungon. 

Jam shumë i vetëdijshëm se rinia shqiptare nuk po orientohet në mënyrën e duhur, nuk po arsimohet sic duhet, nuk po i jepen mundësitë që meriton, nuk po i shfrytëzohen kapacitet maksimale te saj. 

Cfarë arsimi po i ofrohet një të riu kur në mbarim të shkollës ne nuk konkurojmë dot me asnjë të arsimuar të vendeve të Bashkimit Europian për një punë edhe pse duam aq shumë të jemi pjesë e saj. 

Pse nuk ngrihen politika informuese në mënyrë që të rinjtë të zgjedhin shkollat ku vendi ynë ka më shumë nevojë, duke përfunduar me shprehjen e famshme "Punë ka, por nuk ka profesionistë", që është një gënjeshtër po ashtu. 

Pse vetëm 3 në 10 të sapodiplomuar zënë një punë? Ku janë vendet e reja të punës që hapen nga bizneset e reja, dalja në pension dhe projektet në çdo fushë? 

Pse rinia mbush Call Center-at dhe nuk punon aty ku ka investuar për shumë vite shkollë. Pse nuk motivohen siç duhet sipërmarrësit e rinj? 

Pse rriten shifrat e të rinjve që largohen të zhgënjyer nga ky vend që nuk i dha asgjë, por përkundrazi i përzuri pa i dhënë një mundësi të provohen. 

Po ato të rinj që nuk kanë mundësi shkollimi çfarë i ofrojmë ne? Sa të rinj të zhgënjyer ka në këtë aspekt? 

Sa të zhgenjyer ka? 

Ka shumë.. 

Dhe nëse ecim me këto ritme do vijë një ditë ku nuk do të ketë më as shpresë. E për më tepër do të mbartim zhgënjimin se brezave të tjerë të rinj ne nuk i ofruam asgjë ndryshe. 

Nuk është kjo ajo që ne meritojmë, ajo që duam për të ardhmen tonë. Nuk është kjo ajo për të cilët prindërit tanë luftuan në breza! 

Prandaj une gjej mundësinë ti bëj thirrje të gjithë shqiptarëve të vijnë të bashkohen me ne dhe te japin kontributin e tyre sado i vogël qoftë por shumë domethënës, në mënyrë që së bashku të bëjmë atë ndryshimin e madh që aq shume e duam. Sepse Libra është e jona ... 

Forca rinia, forca Libra! 

(Shkëputur nga takimi me të rinjtë në 20 Nëntor)