Ngjarje

Marion Kazazi

E martë, data 20 Dhjetor, ora 5.

Të rinjtë e Libras mblidhen për herë të parë në një sallë të madhe duke i dhënë jetë FRL(Forumi Rinor Libra).

Të bërë bashkë mbi 400 të rinj për një muaj, përgjithësisht nga Tirana por edhe përfaqësues nga çdo rreth nisën zyrtarisht rrugëtimin e tyre të gjatë impeniativ por edhe të bukur njekohesisht. Më një votim të hapur për këdo (ashtu si i ka hije njerëzve të barabartë) u zgjodhë emrin e forumit, manifesti, dhe statuti. Të rinjtë Libra nuk u ndikuan nga asgjë në zgjedhjet e lartpërmendura, por përkundrazi morën mbështetje maksimale nga të gjithë ata që e themeluan Libran. 

Në podium folën shumë të rinj dhe pak nga liderat e partisë. Ishte dita e tyre, momenti i duhur për t'i treguar çdokujt jashtë salle se pse duhet të jetë Libra, aq më tepër pjesë e rinisë. 

Çdokush erdhi me dëshirën e madhe për të treguar një pjesë të tij, çfarë e shqetëson më shumë dhe si e mendon ta ndrryshojë fatin e tij për më tepër pse është Libra.. Të gjithë erdhën me dëshirën e tyre maksimale sepse tek Libra askush nuk detyron askënd. Dhe gjërat që kanë më shumë liri në vendin tonë janë ato që tërheqin gjerësisht . Fakt ky që tregon se sa nevojë kemi për Liri. 

Të rinjtë në atë sallë morën një vendim, si hapi i parë për të ndrryshuar letrat që lozen nëpër tavolina vendimesh. Për ti thënë të atyre që mbledhin njerëz me logon 'Suksese në jetë' se as fjalët e as veprat nuk mungojnë. 

Çdo i ri ka nevojë të mbarojë një gjimnaz, çdo i ri duhet te paguaje me pak që të shkollohet, çdo i ri ka nevojë të punojë. E bashkë me këto një mijë e një kauza presin të marin drejtim. Në një luftë me veten dhe me çdo dirigjent 'Don Kishot' pushtetari, ato do të jenë aty, opozitarët më të mëdhenj, cinik dhe këmbëngulës, rinia Libra. 

Por çfarë u tha jashtë asaj salle! 

Të gjithë e dinë se ç'ndodhi brënda, po kush e tha? 

Pashë shumë media aty, por nuk e pashë aktivitetin në asnjë media të dhënë. 

Kush e dëgjoi Flogertën, Erën, Megin e të gjithë të tjerët me rradhë teksa flisnin hapur idealet e tyre. Kush i mbështeti në kauzat e tyre nga media e lirë? 

Sigurisht aktiviteti ishte në rrjete sociale livestream. Dhe u pa nga qindrra mijra shqiptarë. U mbështet në të njëjtën kohë pa fund me komente. Por çfarë mungoi aty? 

Mbështetja e atyre që e konsiderojnë veten si institucioni më i lirë e i pavarur, media. 

Reagimi i tyre i mirë apo i keq s'ka rëndësi. 

Rinia Libra nuk ka nevojë për ta për tu bërë e famshme, por për ta çuar lajmin kudo se diçka e mirë po vjen. Për ti thenë edhe dikujt në një fshat të largët që televizorin e ka mjetin e vetëm, se ka shpresë akoma edhe për atë. Dhe se Libra do të shkojë deri atje ta preki hallin që ka, si të barabartë . 

Por kjo nuk na ndalon aspak, përkundrazi na motivon akoma më shumë, dhe na shtynë drejt një kauzë më të madhe, ti japim lirinë që meriton medias. Të mos ketë tutorë klientelist diçka që quhet televizion shtetëror. 

Të kuptojnë që sado efekt televiziv ti japësh të zezës prapë e zezë do të mbetet, edhe në të kundërt. 

Nëse dikush tha se shoqëria civile ka 'vdekur' me paturpesiinë më të madhe, ne mund të themi të njëjtën gjë për median. Ose më saktë, 'ata' e mbajnë në koma! 

Të gjithë ju që e mendoni veten të lirë: 

Zgjohuni dhe tregoni!