Te nderuar zonja dhe zoterinj pjesemarres!
Quhem Ana dhe vij nga qyteti i Permetit,nga qyteti i historise dhe i arsimit ,nga qyteti i dijetareve te shquar, Frashellinjve, qe i kane kenduar ketij vendi me shume dhimbje dhe dashuri.
1-Ashtu si gjithe shqiptaret anembane vendit dhe shume permetare si une,jemi shume te nderuar qe i jemi bashkuar kesaj levizjeje te re, per te qene te lire, sepse besojme tek dy inisiatoret e saj , zonja Hafizi profesore,dhe zoti Blushi shkrimtar, qe ne ndryshim nga gjithe koleget e tyre deputete kane zgjedhur rrugen me te veshtire te perballjes me te keqen,per ta dominuar ate dhe per t’u dhene shprese shqiptareve te pashprese per t’u thene se ky vend mund te behet dhe do te behet.
2-Na u premtua rritje ekonomike e menjehershme nga qeverite e meparshme, e sidomos nga Rilindja, ato jo vetem qe ishin premtime, por sot jemi ne nje situate ekonomike shume te renduar.Kete gje e verej cdo dite tek bashkeqyetaret e mi, tek biznesi , te cilet perdite ankohen me njeri- tjetrin,por gjithnje me ze te ulet,pasi kane frike te flasin.
3-Na u premtua vende pune dhe shoh bashkeqytetaret e mi te stresuar per te ardhmen e tyre dhe te gjithe me nje qellim:Te largohen nga ky vend i pashprese;te vjetrit, se nuk mund te sigurojne te ardhmen e femijeve te tyre dhe te rinjte se nuk e kane nje mundesi te punojne.
4-Na u premtua shendetesi falas dhe shohim gjendjen katastrofike te spitaleve ne qytetet tona, te cilat jane shnderruar ne vende punesimi per militantet e partive,ku mungojne barnat,ku ka vetem punonjes te mirembatjes qe vegjetojne, dhe nuk ka mjeke specialiste; ka infermiere,dhe nuk ka paciente.
5-Na u premtua reforma ne arsim,meritokracia, mbi te gjitha u tha.Duke qene dhe vete arsimtare prej 16 vitesh perjetova arrogancen e drejtuesve te Rilindjes ne qytetin tim ne arsim, te cilet jane poshte nivelit medioker, ku mesuesit profesioniste qe nuk jane dakord me direktivat e shefit, largohen nga puna dhe mbahen te bindurit, prej paaftesise.Arsimi nje eksperiment ne kurriz te femijeve.Shkolla ka humbur identitetin e saj te vertete pasi sipas reformave te bera sot,e rendesishme eshte te plotesohen shkresurinat burokratike dhe anashkalohet qellimi i vertete (mesimdhenie,mesimnxenie) .
Te nderuar pjesemarres!
Ka shume arsye per te perkrahur kete levizje,keto ishin disa qe me bene mua,shoket dhe miqte e mi qe te perkrahim fuqishem projektin e lirise dhe premtojme se do ta percojme ne cdo familje permetare.
Ju faleminderit!