Vangjus Dako po pergatitet per fundosjen e radhes se Durresit, mbulimin me beton te 9100 m2 lulishte prane Muzeumit. Ky projekt ne foto i cili akoma nuk eshte bere publik per qyetatret eshte miratuar dhe pret firmosjen e lejes nga Vangjush Dako qe sigurisht ky eshte nje fakt i kryer pasi me siguri per urdher te tij po behet. Firma qe ka fituar per ta ndertuar administrohet nga nje person me precedent penal ( te dhena te cilat ne i disponojme), pra vazhdon Vangjush Dako te punoje me kriminele. Pervec betonizimit ky shesh do te shkaterroje dhe lagjen me ndertesat romake dhe prape historia do te fundoset!
Pemet e vjetra po priten , lulishtet po shkaterrohen, bregdeti po betonizohet , historia po eleminohet nje here e pergjithmone! Cfare do ti ngele ketij qyteti me pas ?! Mbase dhe emri Dyrrah do te harrohet sepse asgje s'do mbetet nga identiteti i tij! E gjithe kjo sepse ai eshte nje maniak i shfrenuar qe do ta shkaterroje kete qytet ne keto 2 vite qe i kane mbetur sepse e di qe nuk ka me shance per te marre nje mandat tjeter ne Durres. Ne nuk duhet ta lejojme, ky projekt nuk ka nisur zbatimin e as nuk duhet te nise ndonjehere! Libra mbeshtet cdo ceshtje qytetare , dhe do te kundershtoje cdo gje qe shkon ndesh me te miren e qytetareve dhe te qytetit.