Nga Ada Capi
Zadrima ёshtё njё fushe e madhe pjellore mes Lezhёs dhe Shkodrёs qё pёrmendet pёr herё tё parё nё letra nga Ana Komnena nё shekullin XII-XIII si fushё luftimi mes Bizantit dhe Romёs. Ka patur shkollё tё mesme nё tё, shkolla e Troshanit, qё nё vitin 1639.Ishte nga kjo shkollё qё doli At Shtjefёn Gjecovi, mbledhёs dhe studiues i Kanunit tё Lek Dukagjinit, pionier i arkeologjisё shqiptare qё nё vitin 1920.
Ishte nga Fishta e Zadrimёs poeti, shkrimtari, pёrkthyesi, diplomati dhe patrioti shqiptar, At Gjergj Fishta. Antar i Akademise Italiane qё nga 1939, i dekoruar me medalje nga perandoria austro hungareze mё 1912, me dekoratёn Phoenix nga qeveria greke mё 1931, Rector Jubilatum nga Urdheri i Franceskanёve dhe shqiptari i parё i kandiduar pёr Nobel.
Mund tё flas gjatё pёr kuvendet e mbledhura nё Zadrimё, duke filluar nga Kuvendi i Arbёrit mё 1703 nё Mёrqi tё Zadrimёs, kuvende dhe aktivitete patriotike qё shumё nga ne skanё patur rast ti njohin, pёr shkak tё territ informativ tё qёllimshem anti katolik qё na la komunizmi.
Edhe Leka ёshtё nga Fishta. Ёshtё nё fakt i vetmi qё ka mё pak familjarё nё Itali, kёshtu qё shtёpinё e ka bёrё vetё. Dredh duhan e pi raki qё nё mёngjes, natyrisht, duke qarё hallet e qevirisё. Na tregon sesi cdo vit, pёrmbyten rregullisht 350 hektarё tё fushёs sё Zadrimёs nga lumi Gjadёr qё del nga shtrati. Ama, deputetёt e zonёs, nё ndryshim nga ata tё Torrovicёs (zonё tjetёr nё Lezhe) qё nё cdo pёrmbytje nuk bёhen tё gjallё, vijnё cdo vjeshtё pas pёrmbytjes e sjellin ndihma.
Ёshtё shumё i kёnaqur Leka me deputetёt e Lezhёs! E para, janё katolikё tё ndershёm dhe kёtu hyn edhe Armando Prenga qё “i ran’nqaf kot”!Ёshtё shumё i kёnaqur me Ed kaubojsin; mesa kuptoj, bujaria e tij nuk ka prekur vetёm kryeministrin por edhe banorёt fatlumё tё Lezhёs! Bёj ta pyes per Mark Frrokun po kam frikё se e prek shumё nё sedёr e vazhdojmё flasim pёr sesi rrojnё sot zadrimorёt.
Nuk e kupton pyetjen time! Mё sheh drejt nё sy dhe pёrgjigjet: Pak nga t’tana!
Sikur ta kisha pyetur sesa lek ka nё xhep!Nё fakt, unё e di qё rrojnё me para emigracioni, qё nё Zadrimё, i vetmi prodhim qё shitet janё vezёt e freskёta buzё rrugёs nga djem tё mitur.
Ama nё Zadrimё, cka lulёzon ёshtё biznesi i votave. Zadrimorёt e kanё tё vёshtirё tё votojnё majtas. Demokristiane apo kristiandemokrate ёshtё xhaketa qё varet e sigurt nё fitore. Pamvarёsisht Frrokut, Nokajt apo pikёrisht prej tyre. Rёndёsi ka qё “t’jet dikushi”. Nuk dua te zgjatem nё konceptin e tё qenit dikushi sot nё Zadrimё pasi mjaft tё shohёsh deputetёt “pёrfaqёsues” pёr ta kuptuar. Mirёpo koalicionet, me kohё, u bёnё tё veshtira dhe edhe votat e Zadrimёs, tё vyera! Kёshtu Zadrima i kthehet shkёlqimit tё dikurshёm; nё vend tё At Gjergj Fishtёs qё luftoi pёr alfabetin latin nё mes tё territ otoman, kemi Mark Frrokun qё garanton se banorёt e Lezhёs do ti paguajnё nё rregull tё gjitha taksat?!!
Natyrisht, si cdo parti e rrespektuar, edhe demo kristiania dyzohet nё kristian demokrate (apo e kundёrta?), e bёnё camёt dhe mos ta bёjnё zadrimorёt?Njёra me PS, tjetra me PD!Normale, kush ofron mё shumё! Por ёshtё faktori i tretё ai qё “destabilizoi” Zadrimёn! Faktori LSI!
Kёtu Leka nxehet, fillon e shan e pёshtyn pёrtokё.Po nuk e ka me mua, as me LSI-nё!Larg qoftё, jo!Ajo paguan mirё e rregullisht!Ёshtё qё situata politike, bёhet tepёr e ngatёrruar e kur ulesh te bari, nuk e di mё se kush ёshtё me PS, kush me LSI e kush me PD!Kur edhe fёmijёt nё fshat, nuk ndahen mё nё skuadra futbolli po nё sigla partie, kjo situatё ёshtё tejet e vёshtirё!
E pyes, pёr tё ndёrruar bisedё, pёr panairin e gjelit tё detit qё kam dёgjuar tё reklamohet pikёrisht nё Fishtё.Erdhi edhe vetё i Madhi, apo jo?Mё shef shtrembёr dhe me dyshim se pёr kё tё Madh e kam fjalёn; ka te drejtё, nё kёtё periudhё parazgjedhore, ёshtё me rrezik tё quash njёrin te Madh e tjetrin tё Gjatё!
Dhe me zgjuarsinё tipike tё zonёs, mё tregon qё edhe kjo gjetje pёr tё zhvilluar turismin bujqёsor nё Zadrimё, dёshtoi. Megjithё paratё qё harxhoi Ministria e Bujqёsisё, megjithё trumbetat mediatike. Dёshtoi sepse pas dy vitesh panair, u kuptua qё shqiptarёt e pёrdorin gjelin e detit nё tavolinё, vetёm natёn e Vitit tё Ri!
-Po atёhere ke marrё lekёt e dёmshpёrblimit nga pёrmbytja, apo jo Lek?
-A tallesh a si?Leka mё shpjegon mua “marrokes” se pёr pёrmbytjet e 2010-ёs, shkodranёt bёnё grevё urie nё Janar 2017 dhe arritёn tё marrin dicka…yhuuuuu sa kohё duhet tё marrin lekёt e 2016-ёs!
Kuptova!Pra, kёtё vit zgjedhor, nuk ka lekё!
-Atёhere, meqё kёtё vit do votosh pa marrё lek (sigurisht qё si mirditor qё ёshtё, Leka nuk e “ul veten” pёr njё thes miell, ta kemi tё qartё kёtё!), kё do votosh kёtё vit Lek?
Me sheh drejt nё sy dhe nёnqesh. Atё e di Lu-ja mё pёrgjigjet dhe dredh cigaren tjetёr.
Poshtё nesh, Drini shpёshtillet nё shtratin nga ku eshtrat e Fishtёs, atij tjetrit qё ja humbi komunizmi, klithin!