Nga Durim Karaj
Kur kanë kaluar 65 ditë nga ngritja e çadrës përpara kryemistrisë gjithkush shtron pyetjen a kanë të drejtë njerëzit të protestojnë në këtë mënyrë dhe për cfarë po protestojnë?
Nga Durim Karaj
Kur kanë kaluar 65 ditë nga ngritja e çadrës përpara kryemistrisë gjithkush shtron pyetjen a kanë të drejtë njerëzit të protestojnë në këtë mënyrë dhe për cfarë po protestojnë?
Kreu i LIBRA-s Ben Blushi tregoi në Kuvend ngjarjen e trishtë të një djali, i cili nuk arriti të futej në shkollën e policisë, pasi kishte tatuazhin e nënës së ndarë nga jeta, në krah dhe humbi, ndonëse i kishte kaluar të gjitha testet.
G.R, i cili preferon ta mbajë të fshehtë identitetin e vet, tregon për dritare.net historinë e tij, se si një tatuazh po e mban larg ëndrrës për te qenë polic.
Pasi i vdiq mamaja, ai bëri në dorë një tatuazh, me shprehjen “you will always be in my heart” dhe ditëlindjen e saj.
“Mamaja më ka vdekur para tre vitesh dhe këtë tatuazh e bëra direkt. Nuk them që jam penduar që e bëra, por për shkak të punës, qe ëndërroja të kisha, mendova që nuk kishte asnjë problem për ta hequr. Ndërkohë, tatuazhin me portretin e mamit e kam në gjoks dhe atë nuk e heq për asnjë gjë në botë. Edhe pse vendi ku e kam bërë nuk sjell problem për në punë.”
23 vjeçari thotë për dritare.net se sapo mori vesh se për të qenë polic, nuk duhet të kesh shenja identifikuese apo tatuazhe, ai vendosi ta heqë dedikimin në dorë me operacion plastik. Por, përsëri nuk u pranua për të qenë në shkollën e policisë.
“Unë i kalova të treja fazat e konkurrimit, kalova me sukses provimin e teorisë, testin fizikë dhe atë psikologjik. Në raundin e parë fituan më shumë se 60 persona, sipas pikëve të grumbulluara i ndanë në dy grupe. Unë nuk isha te grupi i parë, por isha tek ai i dyti, quhesha fitues në pritje.
Gjatë kësaj kohe më thanë që nuk lejoheshin tatuazhet në vende të dukshme dhe një miku im më tha që nëse do bëja një tentativë për ta hequr mund të kishte ndonjë tolerim. Dhe unë kështu bëra, vendosa të bëja një operacion plastik për të hequr tatuazhin që kisha në dorë. Nuk e bëra më lazer pasi kisha frikë pasojat në lëkurë, gjithashtu edhe koha për të bërë seancat ishte e pamjaftueshme.
Pas kësaj, më thirrën në telefon për të hyrë në komision për të bërë vlerësimin mjekësor dhe atë fizik. Atje shkova me çdo dokumentacion që mora nga doktori, por personat që ishin në komision më thanë që shenja e operimit ishte problem.
Aty mendova se kjo ishte gjë e drejtë, më skualifikuan për tatuazhin e shenjën, pasi kështu është për të gjithë.
Por, me pas parë që në shkollën e policisë kanë hyrë shumë të rinj e të reja me tatuazhe, të cilët i shohim edhe në rrugë, kjo më bëri të kuptoj që ajo që më ndodhi mua ishte një padrejtësi. Si janë futur të tjerët është punë për ta, unë as nuk dua të merrem me këtë pjesë. Mua më intereson çfarë do të behet me mua, unë kam besim te vetja dhe e di që jam shumë i mirë për atë punë.”
23 vjeçari nga Tirana, thotë se rastësia e bëri ta takonte në rrugë z.Blushi, i cili e bëri publik rastin e tij, por edhe nëse do te takonte po aq rastësisht z.Rama, do ia kishte treguar po njësoj, sepse ai nuk do të ndalojë së luftuari për të qenë një polic, duke shfrytëzuar çdo dritare e portë.
“Do të vazhdoj të luftoj për të qenë në shkollën e policisë, duke mos lejuar një tatuazh të më pengojë. Ndaj nuk dua te them emrin ne këtë interviste, që të mos paragjykohem, kur të shkoj sërish në konkurs. Sepse prapë do të shkoj. Unë jam i ri dhe si të gjithë në moshën time, kërkoj të ndërtoj një jetë të sigurt. Dua që jetën ta kem këtu në Shqipëri, edhe pse kam letra greke dhe mund të shkoj të jetoj në shumë vende, përsëri zgjedh vendin tim”, thotë djali që do të bëhet patjetër polic dhe me siguri do të bëhet.
Përktheu Ilir Sinanaj
Ndërsa liderët financiarë të botës mblidhen për takimet e pranverës të Fondit Monetar
Ndërkombëtar dhe Bankës Botërore, shumë punëtorë nëpër botë po kërkojnë ndryshime
rrënjësore, pasi ata ndjejnë se nuk po u dëgjohen zërat. Ata që duhet t’i përfaqësojnë nuk
duhet të shpërfillin më këtë zemëratë dhe zhgënjim.
Nga Petrit Beqiri
Ketu jemi ne Lumin Lunikut i cili ndodhet ne Rrethin e Librazhdit ,Qarku i Elbasanit.
Po flasim per nje hidrocentral ,leje e dhene nga koha e Qeverise Berisha.
Si rezultat i lejeve pa kriter dhe qe nuk e njohin masen , te aprovuara ne rrethin e Librazhdit ,por jo vetem , ka ndodhur edhe ne te gjithe Republiken e Shqiperise , rezultat i te cilave ka qene shkaterrimi barbar dhe i pandreqshem i ekosistemit ne keto zona .
Shfrytezimi pa kriter ka ardhur nga keta te ashtu-quajtur "Pronare" ,te cilet nuk zbatojne rregullat dhe kushtet ne te cilen kane firmosur kontratat e sipermarjes .
Ne lejet e ndermara nga biznese te ndryshme dhe individe te ndryshem perfshin,-
- dakortesine e personave te siperpermendur per shfrytezimin e burimeve natyrore apo rezervave hidrike ne nje sasi te percaktuar qarte apo me kufizimet qe percakton legjislacioni shqiptar dhe ligjet ne fuqi , marreveshje e arrire me Drejtorite Rajonale , konkretisht me Drejtorine e Bujqesise ,Drejtorine e Pyjeve ,Drejtorine e Ujerave;por edhe me Qeverisjen Vendore .
Me ndryshimin e Qeverisjes se Djathte ne ate te Majte me ardhjen e Qeverise se Edi Rames ,u mendua qe: shume leje ,koncesione apo marreveshje qe ishin dhene do te rishikoheshin ose do te bllokoheshin .
Por nje gje e tille jo vetem qe nuk ndodhi por si per ironi te fatit u inagurua dhe u pergezua per punen e bere nga z.kryeministri Rama .
Kjo nuk mbaron ketu , ne fakt eshte vetem fillimi i nje sere lejesh te tjera te ngjashme me kete.
Ne baze te anketimeve ,pyetjeve apo sondazheve te bera ne zonen konkrete me banoret vendas , rezultatet e te cilave shprehin shqetesimin se marreveshjet e shtetit dhe individit sipermares nuk jane zbatuar .
Kjo ka sjelle qe ne keto zone te kemi mjaft probleme .
Dua te kujtoj qe vetem ne nje lume jane dhene 4 deri 7 hidrocentrale per shfrytezim , duke shkaterruar komplet shtratin e lumit ,devijim te rrjedhes por edhe probleme me bujqesine e ketyre zonave ,pasi ne stinen e veres apo si njihet ndryshe koha e thatesires, pronaret e hidrocentraleve nuk zbatojne marreveshjen e bere me ministrite perkatese .
Fotot qe kemi hedhur , tregojne qarte , sesi kemi nje shkaterrim ..te Ekosistemit .
Kjo ne te ardhmen do te jete fatale per keto zona , pasi do te kemi nje zhdukje te Flores e Faunes ...