Blog

Nga Petrit Beqiri

Ketu jemi ne Lumin Lunikut  i cili ndodhet ne Rrethin e Librazhdit ,Qarku i Elbasanit.

Po flasim per nje hidrocentral ,leje e dhene nga koha e Qeverise Berisha. 

 Si rezultat i lejeve pa kriter dhe qe  nuk e njohin masen , te aprovuara ne rrethin e Librazhdit ,por jo vetem , ka ndodhur  edhe ne te  gjithe Republiken e  Shqiperise ,  rezultat i te cilave ka qene  shkaterrimi  barbar dhe i pandreqshem i ekosistemit ne keto zona .  

Shfrytezimi pa kriter ka ardhur nga keta  te ashtu-quajtur "Pronare" ,te cilet nuk zbatojne rregullat dhe kushtet ne te cilen kane firmosur kontratat e sipermarjes .

Ne lejet e ndermara nga  biznese te ndryshme dhe individe te ndryshem perfshin,-

- dakortesine e personave te siperpermendur per shfrytezimin e burimeve natyrore apo rezervave hidrike ne nje sasi te percaktuar qarte  apo me kufizimet qe percakton legjislacioni shqiptar dhe ligjet ne fuqi ,  marreveshje  e arrire me Drejtorite Rajonale , konkretisht me Drejtorine e Bujqesise ,Drejtorine e Pyjeve ,Drejtorine e Ujerave;por edhe me Qeverisjen Vendore .

Me ndryshimin e Qeverisjes  se Djathte ne ate te Majte me ardhjen e Qeverise se Edi Rames ,u mendua qe: shume leje ,koncesione  apo marreveshje qe ishin dhene do te rishikoheshin ose do te bllokoheshin .

Por nje gje e tille jo vetem qe nuk ndodhi por si per ironi  te fatit u inagurua   dhe u pergezua per punen e bere nga z.kryeministri Rama . 

Kjo nuk mbaron ketu , ne fakt eshte vetem fillimi i nje sere lejesh te tjera te ngjashme me kete. 

Ne baze te anketimeve  ,pyetjeve apo sondazheve te bera ne zonen konkrete me banoret vendas ,  rezultatet e te cilave shprehin  shqetesimin se marreveshjet  e shtetit dhe individit sipermares nuk jane zbatuar .

Kjo ka sjelle qe ne keto zone te kemi mjaft probleme  .

Dua te kujtoj qe vetem ne nje lume jane dhene 4 deri 7 hidrocentrale per shfrytezim , duke shkaterruar komplet shtratin e lumit ,devijim te rrjedhes por edhe probleme me bujqesine e ketyre zonave ,pasi ne stinen e veres  apo si njihet ndryshe koha e thatesires, pronaret e hidrocentraleve nuk zbatojne marreveshjen e bere me ministrite perkatese . 

Fotot qe kemi  hedhur  , tregojne qarte  , sesi kemi nje shkaterrim ..te Ekosistemit .

Kjo ne te ardhmen do te jete fatale per keto zona  , pasi do te kemi nje zhdukje te Flores e Faunes ...