Kush e financon politikën në Shqipëri? Përgjigja e kësaj pyetjeje dihet. Por gjetja e një zgjidhjeje për këtë çështje është shndërruar tashmë në një emergjencë kombëtare. Tashmë të gjithë janë të bindur, ne këtu dhe ndërkombëtarët, se tek mënyra e financimit të partive buron korrupsioni dhe krimi financiar. 

Kush e vrau Arditin?

Kush po i vret qindra fëmijë që enden nëpër landfillet e vendit, si e vetmja shpresë për të jetuar? 

Kush po e vret shpresën e të rinjve për t’u shkolluar?

Kush po e “burgos” endrrën e shumë shqiptarëve?

Kush i detyron fëmijët e vegjel të sillen rrugëve duke shitur paketa, fiq, apo duke u kthyer ne “lypës profesionistë”?

Mund të vazhdoj pa fund me “psetë e mjerimit”, por kjo nuk do t’i mbaronte kurrë hallet e popullit tim.

Alajd Alla

Sa te rinj te pashprese ka ne vendin tone, qe zgjedhin nje rruge emigrimi si zgjidhje per jeten e tyre. Sa te rinj te tjere jane te zhgenjyer dhe te mbushur me mllef nga ky realitet i sotem. Gjithe ky mllef i mbledhur i shtyn drejt dorezimit.