Blog

Romilda Dushi

Une kam qënë gjithmonë shpirt patriotik dhe shumë idealiste.  Historia e Shqiperisë ka pasur shumë rol në këtë. Duke parë se sa shumë e kanë dashur të parët tanë këtë vend dhe ç’kanë hequr për të na lënë ne pasardhësve të tyre një shtet të lirë, që ne ta kemi dhe ta gezojmë.

Dhe e dini çfarë shikoj une jashtë atij librit të historisë? Një realitet shumë vite larg prej atij që të parët tanë do kishin dashur. Dhe kam vetëm një pyetje: PSE? Vërtet të jemi kaq popull barbar, me kaq pak dashuri për vendin tonë? Nuk mundem, nuk dua ta besoj këtë gjë! Ndonjëherë më duket çdo gjë si një maket. Dhe Politikanet tanë jane aty, siper nesh dhe i levizin dhe luajnë me ne si të ishim lodra të vogla plastike. Na thyejne, na shembin, na hedhin poshtë dhe na shkelin me këmbë duke kerçyer sipër nesh duke qeshur me lot me ne, sesa të pafuqishëm jemi, sesi ne nuk kemi një zë që të bërtasim dhe të thërasim ndaj kësaj që na behet. Por, siç thash une besoj që ky ka nuk për të qënë realiteti jonë përgjithmonë. Sepse unë jam një rini që e do këtë vend, që do të jetojë dhe të krijojë themelet e jetës së saj në këtë vend. Sepse une besoj në ndryshim. Dhe për mua ky ndryshim është LIBRA!!

A e dini çdo të thotë të jesh rini në këtë vend?

Une besoj se LIBRA e di dhe se do jetë zëri jonë, themelet tona për ta dashur dhe për të besuar përsëri në SHQIPËRI…!!!