Sot paradite ne seline e LIBRA-s, z. Ben Blushi u takua me Ambasadorin britanik ne Tirane, Sh.T.Z. Norman Duncan. Ambasadori i shprehu z. Blushi urimet e tij per iniciativen e re politike, qe ai perfaqeson, te cilen e vleresoi si nje hap te ri drejt demokratizimit te jetes politike ne vend dhe rritjes se angazhimit te qytetareve ne kete drejtim.
Z. Blushi e falenderoi Ambasadorin Duncan per viziten ne ambjentet e reja te LIBRA-s dhe e informoi mbi angazhimin dhe hapat e ndermarre, per krijimin e strukturave demokratike te kesaj partie te re politike, ne pergjigje te shqetesimeve dhe problematikave te ngritura nga qytetaret shqiptare.
Z. Blushi i beri me dije Ambasadorit Duncan, zhvillimet me te fundit ne vend, persa i perket situates politike te tensionuar, e cila eshte teper shqetesuese ne prag edhe te zgjedhjeve te ardhshme parlamentare, te muajit qershor.
Me tej, z. Blushi iu pergjigj interesimit te Ambasadorit britanik lidhur me disa nga ceshtjet kryesore sic jane: miratimi i ligjit te vettingut nga Gjykata Kushtetuese, hapja e negociatave per ne BE, reforma zgjedhore, situata ekonomike, gjendja e sistemit shendetesor dhe arsimor etj, qe sipas z. Blushi perbejne edhe shtyllat kryesore te krijimit dhe angazhimit te LIBRA's ne jeten politike shqiptare.
Z. Duncan theksoi prioritetet e qeverise britanike ne kuader te bashkepunimit dypalesh, qe perkojne edhe me kriteret kryesore te vendosura nga BE per hapjen e negociatave.
Ne kete kuader, ai vecoi luften kunder krimit te organizuar, korrupsionit, si dhe miratimin sa me te shpejte te ligjit te vetting-ut, si nje nga parakushtet per zbatimin e reformes ne drejtesi. Gjithashtu, Ambasadori Duncan shprehu edhe angazhimin e qeverise britanike per te ndihmuar Shqiperine, ne mbajtjen e zgjedhjeve parlamentare, te lira dhe te ndershme.
Lidhur me interesimin e Ambasadorit per aspiratat e LIBRA-s ne zgjedhjet e ardhshme parlamentare, z. Blushi theksoi se LIBRA do te paraqitet si nje parti e re e qendres, ku marrin pjese qytetare me bindje te majta, te djathta ose nga shoqeria civile, te cilet duan te japin kontributin e tyre ne reformimin dhe demokratizimin e jetes politike ne vend.
Ambasadori britanik e vleresoi angazhimin e LIBRA's per krijimin e nje strukture te brendshme sa me demokratike, si nje shprehje te spikatur te demokracise direkte, si dhe pershendeti propozimin e z.Blushi per krijimin e nje pakti europian gjithperfshires, me synim percaktimin e nje strategjie te qarte dhe te perbashket, per nje integrim sa me te shpejte ne BE.