Ngjarje

Florian N. 

Lëvizjet demografike të viteve ’90 ishin një fitore e madhe për Shqipërinë dhe shqiptarët, sepse pikërisht në atë moment njerëzit fituan lirinë për të zgjedhur për vendin ku ata mund të vendoseshin dhe të jetonin më mirë. 

Por kjo është një lëvizje e paorganizuar dhe e pakontrolluar, madje në shumë raste u përdor edhe politikisht. Por nga ky kaos i lëvizjes demokrafike të asaj periudhe po vuajmë edhe sot akoma më shumë pasojat e mëdha, gati-gati të parikuperueshme. Njerëz nga fshatrat erdhën në qytet dhe u vendosën nëpër hapësira ku ata mendonin se ishin më të mira. 

Tendenca historike e njerëzimit është të vendosen pranë një lumi, prangë bregut të detit apo të liqenit. Pikërisht në këtë moment, problemi i parë dhe më tepër i prekshëm ishte lënia djerrë e tokës në fshat, vendosja në toka të cilat ishin të shtetit, dhe aq më keq të një pronari.  Akoma më keq ndodhi ndërtimi i shtëpive pa asnjë kriter, pranë kolektorëve apo kanaleve kulluese për qytetet dhe fshatrat përkatësisht. Pronarit iu zaptua me pa të drejtë toka, gjë e cila lejon zhvillimin e pasurisë. U bllokuan kolektorë e kanale kullimi, ku sot e kësaj dite po shikojmë nëse bie 3 orë reshje të dendura në qytete, ato menjëherë përmbyten, dhe kjo jo vetëm si pasojë e lëvizjes demokrafike, por akoma më keq edhe për lejet e ndërtimit pa kriter, ku babëzia e pushtetarëve vendor për t’u pasuruar ka kaluar cdo cak, dhe njerëzit e thjeshtë konsiderohen pa vlerë. 

Filloi më pas periudha e legalizimeve, dhe ishte totalisht një dështim që në pikënisje të këtij procesi që edhe sot e kësaj dite po përdoret nga pushteti aktual për të bërë fasadë, edhe pse ne shumë mirë e dimë se këto legalizime ndahen atëherë kur pushtetarët do të duan të bëjnë takime gju më gju me popullin dhe për t’i treguar se po rilindin çertifikatën e pronësisë.  

Procesi i nisur gabim dhe këto gabime të akumuluara po mbivendosen akoma dhe më shumë. Shqipëria për t’u futur në epokën e legalizimit të ndërtimeve fillimisht do të duhej të kishte një plan zhvillimi territorial, plane urbanistike 20-vjeçare për çdo bashki, komunë apo qark. Duhet të kishte një strategji kombëtare të zhvillimit të zonave, të zhvillimit dhe ndërtimit të rrugëve kombëtare qytete që duhet të zhvilloheshin në disa qendra urbane, ku Tirana të mos jetë nga Sheshi Skënderbej deri në Bllok, ku Durrësi të fillonte nga Bashkia dhe të përfundonte te Muzeu i Dëshmorëve. 

 

Nëse investimet do të bëheshin në qytete policentrike, do të kishim një shpërndarje më të mirë të popullsisë, dhe qytetet do të zhvilloheshin në rrjedhën e tyre normale, gjë që nuk ekzistonte kur Shqipëria filloi legalizimet. 

Nëse qeveritë do të kishin një plan strategjik për ndërtimin e rrugëve, shpërndarjen e fondeve dhe institucioneve në mënyrën më korrekte, sot fshati me qytetin nuk do të kishin asnjë diferencë, e duke mos patur asnjë diferencë sot do të kishim një Shqipëri më të rregullt, pa përmbytje, të strukturuar, njerëzit do të merreshin me bujqësi, do të rritej prodhimi i brendshëm(pasi fatkeqësisht prodhimi i brendshëm është në nivele 0), pronari do të zhvillonte pronën e tij etj. 

Në fund procesi i legalizimit duhet të nisë nga e para, por si fillim duhet të ketë një plan strategjik zhvillimi kombëtar. 

Sot nuk e kemi.