Kujtim Vani
15 Tetor 2014
Bushati dhe Ministri i Jashtëm i Greqisë Venizelos takohen në Tiranë dhe ky takim mbyllet si pothuaj të gjithë takimet e mëparshme të dy përfaqësuesve ndër vite. Ca kërkesa të vakëta nga ana e Bushatit dhe me të vetmen marrëveshje të firmosur.
Të rihapen komisionet për varrezat e ushtarëve greke në Shqipëri.
Në emër të fqinjësisë së mirë, faktit që alenca PS – LSI dukesh e fortë dhe me buzëqeshjet e Dules si shkesë, për çështjen çame nuk u tha asnjë fjalë. Jo hapatazi që jo e jo, por as të nënkuptohesh disi nëpër rreshta.
15 Korrik 2015
Takimi Bushati Kotzias vinte direkt pas zgjedhjeve lokale të cilat hodhën PDIU në krahët e Ramës duke kandiduar në plot 5 Bashki dhe duke treguar një demonstrim force jo pak indiferent brenda alenacës PS – LSI që kishte filluar të tregonte shenjat e para të çarjes.
Në një analizë të shpejtë të bërë ndaj dy deklaratave, vërëhet se në krahasim me kolegun e tij grek që nuk i kurseu fjalët me mjaltë për shqiptarët dhe Shqipërinë, Bushati u fokusua tek dëshira e mirë dhe tek raportet sipas të drejtave ndërkombëtare.
Interesant është fakti që Kotzias përmendi nevojën e aktivizimit të akordit për tekstet shkollorë si një nga fushat ku egzistonte akordi por nuk ishin ende të aktivizuara.
6 Qershor 2016
Takimi i ri Bushati Kotzias.
Në kazanin e vetëm ekzistues në Shqipëri, atë të politkës qeveritare, ka kohë që ka filluar lufta e ftohtë mes dy aleatëve. Lufta që ka filluar më herët, vjen me viktimën e pare në Maj 2016.
Shukri Xhelili dhe video e publikuar e kryetarit të Bashkisë Dibër, të cilin nën zë thuhet se e ka shtyre LSI drejt realizmit dhe publikimit.
Aleanca me PDIU – në duhet më shumë se kurrë në këto momente për të balancuar sado pak situatën dhe me këtë rast, si për çudi, nuk mungon as koincidenca e radhës.
Bushati flet si të ishte kujtuar që në Shqipëri ka edhe çamë, paçka se ata kanë qenë shqiptarë si të gjithë, gjithmonë. Deklarata mbi çështjen çame e Bushatit, po aq rastësisht, shoqërohet me protestat e PDIU-së përpara Ministrisë së Jashtme duke i dhënë zemër Bushatit dhe material mediave greke për disa ditë.
Korrik - Tetor 2016
Ndërkohë që Basha hedh idenë e një qeverie teknike për të çuar vendin në zgjedhje, Meta përgjigjet me qetësi se;
“është një opsion që duhet vlerësuar pasi do të garantonte zgjedhje optimale dhe do të ishte garante ndaj opozitës”.
Ndërkohë nga Athina çirren për arrogancën e Qeverisë shqiptare ndaj minoriteteve në Himarë dhe kërcënojnë me bllokimin e marrjes së statusit si vend kandidat për në BE.
Altin Tafa dhe Agim Rama nuk dinë gjë akoma se një pjesë e lojrave të alencave të Kryeministrit Rama dhe tregimi i forcës nga ana e qeverisë greke do ti bëjnë kurban si ata që Rama ka aq qejf sa t’i dedikojë një libër.
14 Nëntor 2016
Dy shoferët e MJ Altin Tafa dhe Agim Rama u ndaluan nga policia greke në zonën e Janinës, me pretendimin se tekstet e transportuara përmbajnë materiale propagandistike dhe cënim të marrdhënieve midis dy vendeve, bazuar në nenin 141 të Kodit Penal grek. Në makinën e tyre u gjetën Abetare dhe libra në gjuhën shqipe të cilat do transportoheshin në drejtim të Athinës për llogari të Ambasadës Shqiptare.
Me një deklaratë sa për sy e faqe Ministra e Jashtme “shpreh keqardhje për procedurën e ndjekur nga ana e palës greke që bie në kundërshtim të së drejtës ndërkombëtare”…….
Natyrshëm lindin disa pyetje që vlen të bëhen:
Ka vërtëtë në ata libra të sekuestruar nga pala greke, material që identifkojnë Çamërinë si zonë etnike shqiptare dhe veçmas nga Greqia dhe a ishin të aprovuar këta tekste nga pala greke?
Nëse po do të ishte një gafë e rëndë e MPJ, pasi një gjë është ta mësosh atë në shtetin shqiptar dhe një gjë është ta çosh si tekst në Greqi, dhe nëse jo, është momenti të ngrihet në këmbë e gjithë qeveria dhe jo vetëm MPJ për këta shoferë dhe këto tekste.
Deklarata e MPJ lë pak shpresë dhe dyshime në këtë drejtim, diletantizëm apo më keq?
Por le ti kthehemi pyetjeve.
A ka një akt ligjor të tillë në shtetin grek për të cilin mund të dënohesh, dhe nëse po, duhen angazhuar jurist të aftë të zgjidhin këtë çështje pasi dy njerëz të pa fajshëm rrezokojnë burgun vetëm për faktin se po bënin punën e tyre si shoferë.
Këtu dyshimet mbi diletantizmin zhduken duke i lënë vendin bindjes se nuk është më fjala për diletantizëm por për “qoka” që i bëhen palëve në kurriz të dy shoferëve që të lënë në mëshirë të fatit shpresonin në “konsulencën e plotë juridike” të shtetit shqiptar.
Bazuar në Konventen e Vjenes, dy shoferët mund të gjykoheshin pa praninë e tyre ne gjyq dhe nuk e dimë se e vendosën vetë apo u këshilluan nga “konsulenca e plotë juridike” e MPJ
Fakti qëndron që ata nuk u paraqiten në seancën gjyqësore.
Ky është çelësi i historisë së “qokave” midis Ramës – Idrizit dhe mbase edhe Kotzias pasi në bazë të nenit 21 të Kodit Penal grek;
“kur personat e akuzuar, kanë marrë urdhër nga eprorët e tyre, ligji nuk i dënon, pasi ata nuk kanë të drejtë të pretendojnë nëse urdhëri është i drejtë dhe i ligjshëm”.
Në baze të këtij neni, dy shoferët nuk do të ishin dënuar nëse ata ose një avokat në emër të tyre, do të ishin paraqitur përpara gjykatës dhe duke shfrytëzuar nenin e sipërpërmendur të bëheshin të pavlefshme akuzat nga ky nen.
Për më tepër, aty thuhet se “nëse vërtetohet se urdhëri është i padrejtë dënohet urdhëruesi”.
Pra, sipas ligjit grek në rastin e dy shoferëve dënohej urdhëruesi, pra Ministria e Jashtme Shqiptare jo shoferët.
Gjithashtu neni 30 dhe 31/2 i po këtij Kodi thonë se;
“kur personi nuk ka njohuri në lidhje me ligjin e shtetit tjetër ose mendon se veprimi që kryen është i lejueshëm/ i ligjshëm, ky person nuk dënohet.”
Pra mjaftonte të paraqiteshin dy shoferët në gjyq ose MPJ të pajtonte një avokat në vend të tyre dhe ta çonte në atë sallë.
Duke shpërfillur çdo rregull ligjor të kujtdo shteti, MPJ ngatërron drejtësinë me diplomacinë dhe dërgon në Janinë ditën e gjyqit jo një avokat, as shoferët, por Konsullin shqiptar në Janinë i cili duke u paraqitur si personel diplomatik nuk mund të kishte asnjë fuqi ligjore me këtë përfaqësim përveçse të ishte spektator i një gjyqi kurbanesh.
Është mëse mjaftueshëm të besosh se;
1.- “konsulenca e plotë juridike” e MPJ ishte një fjalë në erë.
2.- fati i dy shoferëve ishte shkruar që kur u arrestuan (nuk duam të mendojmë më keq se mund të ishte shkruar edhe më parë).
3.- “qokat elektorale” nuk kanë limit
Nuk vlen të vazhdojmë me pyetjet mbi “të drejtën ndërkombëtare të cënuar” që përmend MPJ në deklaratat e saj. As të analizojmë deklaratat e PDIU-së që “dënojnë ashpër” sjelljen e shtetit grek. Por për hir të së vërtëtës duhet ti bëjmë një pyetje Ministrti Bushati dhe Kryeministrit Rama.
Pse i bëtë kurban shoferët Agim Tafa dhe Agim Rama?