Albani ёshtё 24 vjec dhe studion shkenca politike nё Fakultetin e Shkencave Sociale nё Tiranё. Deri kёtu, mund tё ishte njё i ri cfarёdo.
Vetёm se Albani ёshtё i verbёr qё nga lindja.
Ka njё vullnet dhe forcё qё tё mahnit. Ka dёshirё tё njohё gjithcka, njerёz, histori, lёvizje politike, ndjek cdo gjё nga njё kompjuter qё mё vjen zor ta pyes si e pёrdor.
Albani ёshtё LIBRA.
Kur e pyet pse, tё thotё qё LIBRA i jep shpresё, mendohet pak dhe korrigjon veten; nё fakt, edhe me Aleancёn Kuq e Zi kisha shumё shpresa po kёtu ёshtё ndryshe.
Pse Alban?
Sepse kёtu po bёni politikё ndryshe nga si e bёjnё partitё e tjera.Dёgjova fjalimin e zonjёs Hafizi dje nё Parlament dhe mё pёlqeu shumё, ishte gjithё forcё dhe urtёsi, thotё.
Po zotin Blushi, e dёgjon?
Po, mё pёlqen sidomos ironia e tij, dhe qesh.
E qeshura e Albanit ёshtё copё dielli qё mungon.Albani ka edhe njё vёlla tё verbёr dhe i jati, pёrpiqet me mish e me shpirt qё ti cojё tё dy djemtё nё shkollё, packa se njёri studion paradite dhe tjetri pasdite, packa se banon nё periferi, packa se kёshtu si mbetet kohё pёr vete.
Por Zoti, nёse ka njё Zot, nuk mjaftohet me kaq; Albani vuan nga njё sёmundje e rёndё nё veshka dhe detyrohet bёn dializё tre herё nё javё.
Sё fundmi, i kanё thёnё se duhet tё bёjё transplant nё veshka po Albani tё shpjegon me durim se Ligji nё Shqipёri, lejon vetёm transplant nga njё i afёrm familjar, kёshtu qё ai ska shpresa.
E vetmja rrugё thotё, ёshtё transplanti jashtё, sic kёrkoi ta bёnte Kristi (e mbani mend Kristin qё vdiq?), vetёm se kёrkon shumё lek….
Ky ёshtё Albani, djali 24 vjecar qё i blen pjesёn mё tё madhe tё ilaceve, ndёrsa paguhet nga shteti vetёm 10.000 lek nё muaj.
Adriana Çapi