E kam mbështetur gjithmonë hapjen e dosjeve të Sigurimit, pasi kam besuar se pa njohje nuk ka reflektim, pa reflektim nuk ka ndryshim dhe pa këto nuk mund të ecësh përpara.
Gjithashtu jam e lodhur nga përdorimi i dosjeve si mjet shantazhi, sa herë që ndonjë politikan dëshiron t'i mbyllë gojën dikujt.
Duke njohur integritetin personal dhe profesional të disa prej anëtarëve të këtij autoriteti, duhet të isha entuziaste për punën e tij, por nuk jam.
Se pari, vullneti politik sërisht do të jetë përcaktues në punën e tyre dhe fakti që vetëm për konstituimin e tij u desh një vit e gjysëm, më bën të mendoj që rruga për hapjen e dosjeve do të jetë ende shumë e gjatë. Së dyti, puna e tyre kërkon bashkëpunim me arkivat, veçanërisht me atë të Ministrisë së Brendshme, i cili ka një staf shumë të kufizuar.
Gjykoj se duhet shumë më shumë vullnet politik dhe burime njerëzore që ky proces të zhvillohet si duhet.
Nga
Sonila Boci