Ngjarje

Është vërtët e pafalshme  që një drejtues institucioni që xhiron paratë e shendetsisë në atë zonë, të zgjidhet me militantizëm dhe të hiqet me militantizëm.

Është e vërtetë edhe që na janë mësuar veshët me skandale të tilla ka 25 vjet dhe vështirë se i quajmë më  skandale.

Duke filluar nga sot, le ta provojmë ti shkundim shqiptarët me fakte mbi shëndetsinë:

 

-Në vitin 2014, u egzaminuan gjithsej 3286 raste te reja me kancer

Buxheti i akorduar për barnat onkologjike këtë vit ishte 714.894.607 lek

-Në vitin 2015, u egzaminuan gjithsej 5158 raste te reja me kancer ose 36 % më shumë.(Do tju flasim një ditë tjetër sesi kanceri është kthyer në një grip për shqiptarët)

Buxheti i akorduar për barnat onkologjike këtë vit (2015) ishte 704.024.013 lek ose, 10 milion lek të reja më pak.

Pra, në një vit, rastet e reja me kancer rriten 36%, buxheti ulet me 10 milion lek!!