Demokracia ne Aksion, një term ndoshta i dale nga moda dhe nuk di të them me siguri nëse është më demode Demokracia apo Aksioni?
Në këto 25 vjet na kanë bërë të besojmë e të marrim për të mirëqënë shumë gjera.
Na kanë bërë të besojmë në fillim, që aksioni është domode dhe që asnjë e asnjëherë nuk kishte pse të bashkohesh me të tjerë për të bërë dicka në të mirë të komunitetit. Duke na bërë kështu një shoqëri materialiste, duke humbur kështu pothuajse cdo vlerë.
Na shitën sikur ishim në DEMOKRACI,
Sikur kishim LIRI,
Sikur kishim EKUILIBËR,
Sikur mund të mendonim e të shpreheshim të LIRË!
Ndërsa me metoda 'Demode' na tregonin që mund të flisje patjetër, por më mirë të heshtje.
Ti mund të mendoje, por më mirë të heshtje edhe mendimin.
E vetmja zgjidhje që të linin, ishtë të shpresoje! Por edhe të shpresosh në pafundësi nuk është mirë.
Duhet të kuptojmë që nuk i ikën moda të dashurosh vendin tënd
Nuk i ikën moda të duash të bësh dicka për komunitetin e të mos presesh asgje në këmbim
Nuk i ikën moda të kërkosh përgjigje
Nuk i ikën moda të flasësh e i lirë të kërkosh llogari për ato që takon
Nuk i ikën moda të duash të jetosh në Shqipëri, të duash të jetosh në vendin tënd
Nuk i ikën moda të duash të bësh Shqipërinë një vend më të mirë, ashtu si e meriton
Eja dhe ti në aksionin tonë Dixhital, eja në Libra, për të bërë TREND-i DIJËN, LIRIN, FJALËN, VEPRËN, EKUILIBRIN, KËRKESËN E LLOGARISË.
Eja në LIBRA dhe lërë gjurmën tënde sot!
- A.Kallanxhi