44.000
250.000
491.414
832.000
Nuk janë thjesht numra , janë njerëz.
Nuk janë thjesht, ca njerëz.
Janë shqiptarë.
Janë numrat më domethënës të dështimit të të gjitha qeverive në këto 25 vjet. Janë shqiptarë si unë e si
ti që lexon këto rreshta ndërkohe që opozita dhe Rilindja si xhepista profesionistë bërtasin “kapeni
hajdutin” dhe tallen me ne duke na blerë dhe shitur me një thes miell.
Që nga viti 2013, viti i parë i 300.000 vendeve të reja të punes që premtoi Rlindja , 44.000 shqiptarë kanë
kërkuar azil në Gjermani.
250.000 të tjerë aplikuan vjet për Llotarinë Amerikane.
Janë të afërm. Miq. Shokë. Të njohur, që nuk dinë ku të përplasen. Janë njerëz të ndershëm që nuk duan
të vjedhin.
Janë fukarenj që detyrohen të përpunojnë në të zezë hashashin për ti shpëtuar një mjerimi që do bënte
me turp Migjenin vetë.
Janë intelektualë që shkelen përditë nga militantët me diploma fallco që si të vetmen cilësi personale
kanë adhurimin deri në mungesë dinjiteti ndaj shefit të radhës.
491.000 emigrantë shqiptarë me leje qëndrimi të rregullta në Itali.
832.000 të tjerë që jetojnë e punojnë në Greqi.
Sa e sa të tjerë qe s’figurojnë askund e enden rrugëve të botës.
Kudo nëpër botë por jo në Shqipëri.
Të kesh shpresë është gjithmonë e drejtë, të humbësh shpresën është gjithnjë e padrejtë – tha Ben
Blushi duke shpallur LIBRA, dhe nuk ka se si të mos jem dakort.
Shpresa vdes e fundit thuhet, po për këta 1 milion e gjysëm shqiptarë emigrantë, shpresa për një
Shqipëri më të mirë tashmë ka vdekur!
Për ta, Shqipëria është nervi që dhemb. Është plaga që s’mbyllet.
Por sa vlen që dhemb, që zemërohemi, që përsërisim pa fund “ky vend s’bëhet”, kur çdo 4 vjet, qeveri që
u ndryshon vetëm ngjyra, na vjedhin deri në palcë?
Është koha të bëjmë diçka sot, tani, në mos tjetër, për fëmijët tanë. Boll më me oponencë kafeneje apo
debate Facebookiane.
Boll më me batuta tallavaje që Kryeministri e parlamentarët na shesin për debate politike! Të reagojme
sa pa u zhdukur si popull!
Është koha të degjohet zëri i të gjithëve se vetëm kështu mund të mbrojmë Lirinë.
Është koha të ndahemi nga parlamenti i të fortëve dhe të bashkohemi rreth Dijes.
Është koha të ndihmojmë veten duke ndihmuar njëri-tjetrin për diçka të domosdoshme siç është
Ekuilibri.
Është koha e LIBRA.
Bledar Barçi