Blog

Për çdokënd nga ne është tashmë e qartë se vërshimet  dhe përmbytjet qofshin këto urbane apo jo, po 

përsëriten thuajse çdo vit që prej 2010. Disa herë fatale, por në të gjitha rastet me një kosto shumë të 

lartë sociale dhe ekonomike.

 

Pa dyshim natyra është kokfortë dhe shpesh na “dënon” për dëmet që i kemi shkaktuar dhe i 

shkaktojmë.  Moti ka ndryshuar. Rënia e reshjeve nuk është shtuar, por shtrirja dhe intensiteti i tyre ka 

një trend tjetër. Kjo sjellje e motit dhe efektet e tij, shumfishohen kur përballesh me mospërfilljen, 

keqplanifikimin, mungesën e mirmbajtjes dhe investimeve.  

Po pse duhet vallë të fajsojmë vetëm motin kur na përmbyten rrugët e qyteteve? A mos është faji i tij që 

sistemi i kanalizimit të ujrave të shiut në shumicën e qyteteve është tërsisht i amortizuar, apo edhe në 

rastet që është  bërë i ri, është i keqplanifikuar?  A mos është faji i tij që pjesa më e madhe e shtëpive 

dhe pallateve të reja është ndërtuar me një dritshkurtësi në toka të pa urbanizuara, ara, mbi  kolektor a 

kanale kullimi?  

A keni parë këto kohë, si fillim sezoni reshjesh, ndonjë pastrim të pusetave dhe rrëkeve /lumenjve të 

qytetit tuaj, nga punonjësit e shërbimeve publike? 

A thua është faji i motit që qytetet janë mbi betonuar dhe “rilindja jonë urbane” mendon vetëm për 

pamjen e jashtme të një investimi  në vend të funksionalizimit të tij?  

Po për përmbytjen e autostradës Tiranë –Durrës moti sërisht e ka fajin? Me siguri që po, ishte moti ai që 

uzurpoi  dhe keq-urbanizoi të gjithë fushat e mirë drenazhuara të Kasharit. Ishte po prap moti që në 

gjithë atë investim gjigand e luksoz në këtë autostradë, në vend të kanalizimeve vendosi palma.  

Po të vazhdoja  do listoja edhe shumë “faje” të tjera të motit të pagojë, e sigurisht aspak 

papërgjegjshmëri, pa aftësi apo keq qeverisje... 

MJAFT MË!!! 

Moti ka ndryshuar, ky është fakt. E ky fakt ka nevojë për qasje komplekse, të përgjegjshme e vizionare 

dhe sigurisht në qëndër të të cilës vendoset siguria dhe mirëqënia e individit.  

MM