Blog

Gjoba te padrejta - nga Enkeled Resulaj

Shteti ne menyre “TINZARE” po vendos gjoba kundrejt bizneseve.

Administrata Tatimore, prej  disa ditesh ka bllokuar sistemin online te deklarimit te punonjesve te rinj, per  nje pjese te madhe te subjekteve private. 

Valle te jete e qellimeshme kjo gje??

Sipas ligjeve ne fuqi “ Tatimpaguesit personat juridike dhe fizike jane te detyruar te deklarojne ne forme elektronike ne administraten tatimore te punesuarit(perfshire edhe punonjesit e papaguar te familjes se personit fizik me te cilet ai punon e bashkejeton ligjerisht), qe fillojne pune per here te pare apo te punesuar rishtazi prane tij. Ky deklarim me te dhenat e kerkuara per secilin punonjes behet te pakten nje dite kalendarike (24 ore) perpara fillimit te punes se te punesuarve te rinj apo rishtazi”

Mos deklarimi I punonjesve te rinj nga subjektet I perball ata me gjoba te kripura nga ana e organeve tatimore.

Bllokimi I sistemit do tu lehtesoje punen organeve tatimore ne menyre qe ti kapi ne befasi subjektet private me punonjes te pa siguruar dhe ti gjobise ata ne menyre te pa drejte.

Deri me tani nuk ka pasur asnje njoftim, sqarim apo paralajmerim nga ana e organeve tatimore.

Shteti ne menyre tinzare po vendos gjoba ne menyre masive kundrejt bizneseve. 

Nje situate e tille ka ndodhur edhe ne vitin 2016 kur ne Qershor te atij viti ne menyre masive u gjobiten te gjithe te vetpunesuarit  dhe bizneset e reja per shkak te nje gabimi ne sistem me nga 100.000 Leke  te vjetra.

Administrata tatimore nuk mori asnje mase per keto gjoba dhe nje pjese e madhe e ketyre gjobave jane ende ne sistem per cdo subjekt te gjobitur ne menyre te pa drejte.

 

Te gjithe bizneset duhet te jene te kujdes’shem per kete situate te krijuar ne menyre qe te mos penalizohen.