KUSH PO I SHTYN “URAT E ZJARRIT" NE BALLKAN!!! - nga Enkeled Resulaj
Prej kohesh u krijua ideja se gjerat po shkonin drejt nje stabiliteti ne Ballkan, konfliktet u shuan, armiqte po i shtrinin doren njeri tjetrit , kjo pasi shpresa per tu anetaresuar ne BE i bente te gjithe aktoret dhe faktoret politike ti neneshtroheshin detyrimeve kundrejt Bashkimit Europian.
Por cpo ndodh se fundmi ne Ballkan?
Gjerat filluan te merrnin kthese, konfliktet po rindizen, madje aq shume sa dy Minstrat e mbrojtjes te dy vendeve anetare te NATO-s Znj.Mimi Kodheli dhe ai Kroat Damir Krstevic iu drejtuan me nje leter Sekretarit të Përgjithshëm të NATO-s, Jens Stoltenberg me shqetesimin se: Serbia me politiken e saj po rrezikon sigurine ne rajon dhe se zhvillimet e fundit te saj kercenonin sigurine e kosoves dhe me gjere.
Me zhvillime te fundit nenkuptohej , treni me mbishkrimet se “Kosova eshte Serbi” apo ngritja e murit ne Mitrovice.
Politologu ne Universitetin e Zagrebit Nenad Zakosek ne nje shkrim te tijin ka thene se fitili I nacionalizmit ka qene gjithmone I ndezur ne Ballkan, prespektiva per nje te ardhme ne Bashkimin Europian ishte ajo qe po e conte perpara paqen dhe stabilitetin ne rajon.
“por tani shtyrja e kesaj prespektive po zhvillon nje dinamike negative.Zhgenjimi I njerezve nga BE po kthehet ne nje problem ne rajon.Shikoni Maqedonine, nje vend qe vertet ka pasur regres,deri ne ate pike sa protestuesit mesyne ne parlament dhe gjakosen perfaqesuesit e tyre , kjo dhe per shkak te ndasive etnike, por edhe sepse aty u shty kaq shume vite perspektiva e anetaresimit ne BE” thote Nenad Zakosek.
Tendencat e reja te gjeopolitikes mund te kthehen ne nje rrezik lufte ne Ballkan,keto tendenca mund te forcohen akoma me shume kur shikojme qe aktore te tjere si Rusia , me nje sistem autoritar, hyjne ne skene. Ata kerkojne partnere qe iu pergjigjen preferencave te tyre.
Politikanet e mencur, partite, shoqeria civile duhet te frenojne zhvillime te tilla, sepse ata kane shumicen e njerezve me vete .
Ballkani ende ka nevoje per nje mbeshtetje nga faktori nderkombetar si BE-ja ashtu edhe SHBA-ja.