Blog

MINJERA E PASUR QE MERR JETEN E MINATOREVE TE VARFER - nga Hamit Koxha

U zbulua nga italia fashiste gjate luftes se dyte boterore dhe transporti i pare i kromit filloi me mushka dhe kuaj. 
Banoret vendas habiteshin me oficeret italiane sepse nuk e dinin qe ato gur ne siperfaqe te tokes kishin aq vlere.....

Keshtu filloi shfrytezimi I minjeres se Bulqizes dhe shum shpejt do vlersohej nga ekspertet si minjera e dyte ne bote per nga cilesia e kromit.

Ne sistemin komunist kjo minjere mbajti peshen me te madhe ne ekonomin e shtetit komunist.
Parrulla e asaj kohe ishte ''KROMI CAN BLLOKADAT''....

Nuk dua te bej krahasime me ate sistem por per minatoret dhe familjet e tyre ja vlen te behet  sepse paguheshin me mire se sot, kishin nje status dhe mbi te gjitha nuk vdisnin per faj te mungeses se kushteve te Sigurimit Teknik.

Po pse vall?!
Pse kaq te varfer kta minatore?
Pse kaq shum jete ka marr kjo minjere?
A ka njerez pergjegjes per kete?

Kjo situat e minjeres se bulqizes me kujton Gerdecin e famshem me shperthimin e tij........(lutem zotit mos ndodhe dicka e tille).

-Ne gerdec vdiqen vetem njerzit hallexhi ashtu sic jane minatoret e bulqizes.
-Ne gerdec nuk kishte asnje mas te sigurimit teknik ashtu sic nuk ka ne minjeren e bulqizes.
-Ne Gerdec babzia per lek coi ne ate shperthim (sepse baruti nuk vlente sa argjendi.. dhe nuk menaxhohej..) dhe ne Bulqize  nje gur kromi vlen me shum se minatori.
-Kumbaret e Gerdecit caktonin kush do behej minister mbrojtje per qeverine e ardhshme, padronet e kromit caktojn kush do jete deputeti I ardhshem I parlamentit tone.
-Puntoret e Gerdecit ishin te pasiguruar, ato te bulqizes lusin zotin mos semuren se asgje nuk mbulon siguracioni I tyre.
-Puntoret e Gerdecit punonin siper barutit, ato te bulqizes ikin me qefina me vete kur futen ne minjere.

Ka shum paralelizma por uroj mos kete nje katastrofe me permasa te Gerdecit.

Kta familje minatoresh vertet jane te varfer por kane zemren e madhe dhe jane bujare.
Ata jane te urte, me kultur dhe edukate. 
Me dinjitetin dhe djersen e tyre  nuk mund te tallen kta PALO PADRONE .