Blog

Gëzuar 5 Majin, Ditën e Fitores ndaj fashizmit

Ilir Sinanaj

Lavdi të rinjve dhe të rejave që u ngritën për të luftuar për të mbrojtur ëndrrën e zhvillimit dhe progresit, duke u radhitur në anën e koalicionit antifashist së bashku me shumë popuj të tjerë. Në vitet '40, të rinj dhe të reja shqiptarë u bashkuan kundër fashizmit dhe e çliruan Shqipërinë nga pushtuesit pa ndërhyrjen e ushtrive të vendeve të tjera aleate: pra me forcat e tyre.

 

Sot në vitin 2017, të rinj dhe të reja, por edhe njerëz me ide të reja pavarësisht moshës, përballen dhe përgatiten të luftojnë korrupsionin, drogën dhe mendësitë klanike. Ashtu si paraardhësit tanë ia dolën të shkatërronin makinerinë çnjerëzore të fashizmit që kishte pushtuar Shqipërinë, ashtu edhe të rinjtë e të rejat e kohëve të sotme të guximshëm janë bashkuar në LIBRA për të luftuar partitë e vjetra e për të zhbllokuar fuqitë prodhuese dhe krijuese të shqiptarëve. Janë të gjitha mundësitë për t'ia dalë vetë me forcat tona!