Blog

 Festa e Hederlezit ! - nga Olsi Sherifi

Është shumë e rëndësishme të ruajmë kulturën, traditën, gjuhën dhe flamurin Rom, kjo e bën të veçantë këtë grup etnik, pas miratimit nga Këshilli i Ministrave, tashmë Romët njihen si pakicë kombëtarenga shteti shqiptar. 

Festa e Hederlezit që çdo vit ngatërrohet me Shën Gjergjin, vazhdon ende të ruhet dhe të kremtohet edhe pse problemet që ka ky komunitet janë të shumta, nuk do të thotë të humbin vlerat e tyre historike kulturore. 

 

Dita e shën Gjergjit festohet për t’a përjetuar ndaljen e dimrit dhe ardhjen e stinës së verës. Fillon me 5 maj dhe vazhdon deri në 15 maj karakterizohet me lojra të shumta, me fluks të shqiptarëve në fusha të gjëra, pranë tyrbeve, apo ndonjë vendbanimi tjetër.

 

Gjergj Kastrioti Skëndërbeu lindi me 6 Maj 1405, për këtë arsye dita e Shën Gjergjit ka më shumë karaktar kombëtar dhe kulturor, pasi populli shqiptar e lidh këtë ditë ditë me Gjergjin e madh të Kastriotëve.

 

Mund të jetë rastësi që Hederlezi dhe Shën Gjergji janë në të njëjtën ditë, Hederlezi është akoma më i lashtë ku origjinën e ka nga Perandoria Persiane. Shteti pasues i Perandorisë Mediane(në Iranin e sotshëm) përveçse betejave Greko-Persiane kishte dhe manifestime të ndryshme ku midis tyre ishte dhe Hederlezi, kjo festë nisi nga vitet 400 p.e.s. ku gjatë kësaj periudhe ishin dy perëndi të cilët respektoheshin nga popullata Perse, Hedrl dhe Elezi dhe për këtë arsye ka marr emrin festa e Hederlezit e cila ruhet edhe pas 2400 viteve. Romët gjatë lëvizjes së tyre nga Persia drejt Ballkanit, ata e bënë pjesë të tyre këtë festë. 

 

Në shqipëri komuniteti Rom ka shumë probleme të cialt janë thelbësore siç është strehimi, papunësia, shëndetësia etj. Ata nuk harrojnë që me datën 8 Prill të vitit 1971 është dita ndërkombëtare dhe nuk harrojnë që kanë festën e Hederlezit.

 

Fillimi i kremtimit të festës nis në këtë mënyrë duke e mirëpritur datën 6 Maj, nis që në darkë, ora 22:00 dhe deri në mëngjes duke kënduar dhe kërcyer . Kur shkon ora 5 e mëngjesit, burrat therrin qingjin ndërsa gratë shkojnë nga Lumi duke e kaluar atë ku thuhet se lan mëkatet, prapësite dhe sëmundjet.

 

Kur kthehen për në shtëpi, me vete marrin shelgje që i vendosin në derën kryesore për mbarësi dhe në shtratin e fëmijëve që të rriten shëndetshëm. Ata që kanë mundësi, qingjin e shpërndajnë familjeve të varfër.

Romët janë vërtetë të pasur nga ana kulturore, dhe mirëpresin këdo për ta festuar së bashku këtë festë. 

 Baxtalo Hederlezi savore romenge andi sari sundal!