Kujt tja besoj voten - nga Durim Karaj
Kujt tja besoj votën? Ende ka njerëz të ndershëm në këtë vend dhe për aq kohë sa ka të tillë persona ky vend e ka një shpresë të gjallë për tu bërë një ditë si simotrat europiane.
Kjo shpresë që rron ende është në dorën e qeveritarëve që do na qeverisin mirëpo qeveritarët do zgjidhen nga ne dhe dilena që shoqëron mendjen e cdo njeriu të ndershëm të cilët nuk e shesin votën është se cilës parti do tja besojmë votën dhe qeverisjen e vendit. Fatkeqësisht dhe fatmirësisht në vendin tonë ekzistojnë shumë opsione (parti) zgjedhjesh që kërkojnë votën tonë dhe gjithsecila e kërkon sipas mënyrës së vet. Po ndalem në një krahasim personal të thjeshtë në sloganet e disa prej partive kryesore ne atë cka partitë do na ofrojnë. Partia socialiste erdhi në pushtet me sloganin e “rilindjes” duke premtuar se do i jepte vendit një rilindje dhe shpresë zhvillimi e për këtë arsye dashur pa dashur mori aq shumë vota sa erdhi në pushtet. Në katër vite qeverisje gjithcka rezultoji një farsë, vendi nuk u rilind por u rrënua dhe gjithcka u mbizotërua nga papunësia e varfëria e nga kultivimi i kanabisit. Shqipëria u mbush gjithë drogë, vendin e kanë marrë e po e marrin në dorë bandat dhe siguria njerëzore është vënë në rrezik. Ajo cka nuk më jep siguri për tja besuar akoma votën është slogan që kjo parti do përdor në këto zgjedhje. Slogani do jetë “ Për Shqipërinë që duam” a ma shpjegon dot kush se për kë Shqipëri bëhet fjalë, cila është Shqipëria që duam ne? Atë që mbjell, kultivon e shet kanabis e drogë apo atë të deputetëve kriminel e të korruptuar, atë ku varfëria e papunësia cdo ditë e më tepër bërtet e kërkon ndihmë. Kjo është Shqipëria që duam? Për këtë arsye nuk ja besoj më votën PS.
Partia demokratike është shëndërruar në një parti mjerane që stë jep më besim për tja besuar votën pasi akoma nuk i ka sistemuar e rregulluar problemet e humbjes që pësoi në fushatën e kaluar dhe për aq kohë sa Saliu do bëj komandë në PD vështirë se kjo parti do marr fitoren që do e sjell në pushtet. Ndaj dhe une sja besoj votën.
Partia Lëvizja Socialiste për Integrim është partia që gjoja po përpiqet të ofroj gjithcka e që ti jap vendit një alternativë por që mua nuk më bind. Slogani që ka përdorur më parë si “Më shumë shërbim dhe punësim” slogan që u besua dhe i dha rritje votash në fushatën e kaluar por më pas gjithcka rezultoi një mashtrim sepse kjo parti nuk ofroi asgjë nga slogani. E sot ajo po na ofron një slogan tjetër si “Një shanc për të gjithë” a thua që sot LSI ka vendosur ti barazoi njerëzit pasi deri me dje i diferenconte. Nëse ka vendosur tju jap të gjithëve një shanc mendoj që është tepër vonë nga unë nuk e merr më votën.
Partia për Drejtësi Integrim dhe Unitet është partia që u krijua për të bashkuar Çamërinë e për këtë qëllim mori shumë vota dhe u forcua ndjeshëm. Gjatë rrugëtimit të saj politik që po bën kjo parti po i largohet kauzës për të cilën u krijua e për këtë motiv nuk ja besoj votën.
Fushata që po vjen po na ofron një alternativë zgjedhje duke ofruar në fletën e votimit një parti të re dhe ajo është Partia Libra e cila meriton besim dhe votim, arsyeja është se programi, idete, mundësitë dhe alternativat e saj po më bindin mua dhe cdokënd që tja japë votën sepse kjo parti është në qendër. Vëmendja e saj është përqendruar në ndihmën që do i japë shtresës së varfër dhe të mesmë të popullsisë.
Duke lexuar e besuar në programin e saj une jam bindur dhe do tja besoj votën...