Blog

Do them pra , qe u rritem ne trazicion, rremuje ngado - nga Serxho Cupi

Nje shtet qe nuk mendon per te ardhmen e te rinjve, shkolla ska asnje vlere. Jeta nuk eshte e qete, varferia shtohet.

Emigracioni rritet se djemte nuk shohin te ardhme ketu, sa nena ja ka larguar pushteti bijt nga vatrat. Disave edhe ja ka burgosur per nje tel pa leje per nje mur pa leje per nje tjegull pa leje. Disave te tjerave ja ka larguar ne kurbet ,vetem prej skamjes detyrohet djali te lere prindrit e shtepine e te marre rruget e Europes, here i ngrene e here i pa ngrene.

Nje here i lare e nje here i palare nje here i fjetur e nje here pa gjume. Ja keshtu jane vllezerit tane ne rruget e kurbetit. E te tjeret qe u ngriten me familje e femije e jetojne me mire ne kampet mes sirianve ,nigerianeve e palestinezve . Jemi kthyer ne nje shoqeri pasive qe nuk ecen perpara duke ndihmuar shokun dhe mikun. Jemi kthyer ne nje shtet qe nuk ben perpara, sepse ata qe e drejtojne nuk shkojne ne rruge te drejte por shkojne drejt pisllikut dhe horrllikut.

E ne  sepse zgjedhim prape te njejtet njerez dhe kjo rremuje pa fund e njerzve per te mbijetuar vazhdon pa fund. Une kam vendosur qe te mar nje mision per te gjithe, nuk e di se sa do te realizoj por do perpiqem se pari te bej bashke shoket e mij , miqesine time dhe familjen time per te besuar qe ne duke dashur dhe mbeshtetur njeri tjetrin mund te ndryshojme ambjentin ku jetojme. Une kam vendosur te kandidoj per te qene pjese e parlamentit te ardhshem. Dhe do perpiqem qe gjate gjithe kesaj kohe te krijoj besimin tek njerezit qe kam jetuar ne zonen time, qe ky vend ndryshon vetem nese ne behemi bashke mbeshtesim njeri tjetrin. Askush me mire se une nuk i njeh hallet dhe vujtjet e cdo shtepie ne Kamez , me besoni qe askush nga ata qe vijne si kandidate qe i sjell partia ,ata nuk mund te na kuptojne vecse na shohin si objekte per numer qe te dalin sa me mire per votime , e nuk kthejne asnje dite koken tek ne. E une i merzitur nga kjo situate ku askush nuk kthehet te na shohe 1 here mbasi na mer voten, vendosa qe ti dal balle per balle te keqes dhe kte beteje mund ta fitoj vetem me mbeshtetjen e miqve dhe dashamireve ,i vetem jam i humbur ne cdo rast.