Blog

Entela Laboviti

Emri im është Entela Laboviti dhe profesioni im është mësuese dhe punoj prej 10 vjetësh si mësuese në një shkollë 9-vjeçare në Stockholm të Suedisë.

Eksperienca ime në nivelin parauniversitar në Suedi është relativisht e gjatë dhe e vlefshme.Me keqardhje ndjek zhvillimet e arsimit në Shqipëri që le shumë për të dëshiruar që nga mungesa e kompetencës dhe meritokracisë deri tek arroganca provinciale e drejtuesve të arsimit në Shqipëri.

Jam shumë e gëzuar që bëtë të mundur që të dëgjohet zëri jonë i largët.Mendoj që përfshirja jonë me eksperiencat tona të grumbulluara në perëndim të jenë një kontribut për vendin tonë.

Jam shumë mirënjohëse Z.Blushi për këtë iniciativë për atë që ai përfaqëson,ata pak intelektualë që nuk u tjetërsuan nga antivlerat e këtyre 25-vjetëve. Me shumë dëshirë mund të kontribuoj me ide nga eksperienca ime në sistemin arsimor suedez. Momentalisht vazhdoj studimet pasuniversitare në Universitetin e Stockholmit. Mund të më kontaktoni më tej për të shprehur më konkretisht idetë e mia në këtë fushë.

Me shumë respekt Entela