Anonim nga Hasi
Jam një i ri nga Hasi ,deri dje përkrahës i Partisë demokratike tani kam vendosur të jem anëtar i Libras sepse besoj te Ben Blushi edhe pse virtualisht sepse kam 1 vit që jam këtu në Angli.
Shqetësimi im është emigracioni.
A do të vijë ndonjëherë dita që ne me kursimet tona të kthehemi në Shqipëri pa frikë ...kemi që 20 vjet të shpërndarë nëpër emigracion.
Dikur ishte babai im, kurse tani u ndërruam me mua pasi vetëm kjo është mënyra e vetme për të mbijetuar... Kërkesa ime ëshë njëkohësisht dhe shqetësim i imi e shumë të tjerëve.
Ju lutem ngrini zërin përditë përditë, që një ditë të bëhet ai vend dhe ne të kthehemi pranë vendit tonë e pranë njerëzve tanë se nuk jetohet jeta 5 vite andej e 5 këtej.
I uroj suksese shumë Librës. Unë jam LIBRA


