Miqesisht E.G, nje i ri i LIBRA nga Vlora
Behu dhe ti Libra . Është koha jote, është koha jonë
“…When you are in doubt what to do, do nothing;
When you are in doubt of what to say, say what you really think.” by Churchill
“…Kur je në mëdyshje për të bërë diçka, mos bëj asgjë;
Kur je në mëdyshje për të thënë diçka, thuaj realisht atë që mendon.”nga Churchill
( nga kjo shprehje e Churchill (kryeminstrit të parë Britanik në 1940) dua ëe marr spunto për ‘tju thënë se jo për shkak të ndonjë mëdyshjeje por sepse dua të jem i sinqertë para jush, po ju them realisht atë çka buron nga brendësia e zemrës sime)
Gjatë këtyre viteve (të stërzgjatura) tranzicioni, ashtu si ti, ashtu si edhe ju të gjithë miqtë e mi, unë kam kërkuar një politikë paqeje, humane dhe të begatë. Dua ta kursej popullin e vendit tim të vuajtur ndër vite nga fukarallëku, mashtrimi dhe harresa, Dua ta kursej popullin tim nga kjo e keqe e madhe tashmë e trashëguar (e transmetuar) ndër breza.
Me bindjen e patundur dhe me besimin më të plotë, ju them se kjo është e keqja më e madhe që disa e quajnë Demokraci disa e quajnë Rilindje. Këto nuk janë gjë tjetër veçse mashtrime, përbuzje, varfëri dhe mjerim. Të ashtuquajturat Demokraci dhe Rilindje , që ende po vazhdojnë t’i gënjejnë dhe të mbajnë peng Shqipërinë (vendin) tim dhe shqiptarët, janë të shtirura dhe të mbushura me fraza rreth paqes ,mirëqënies dhe progresit..por në fakt janë nxitësit më gjakatarë të vjedhjes, të varfërisë, mjerimit, perçarjes dhe urrejtjes…
Ashtu si ti, ashtu si të gjithë ju, DURIMIT I KΑ ΑRDHUR FUNDI !
Tashmë unë e bëra zgjedhjen time. Nuk dua të kem më zhgënjime. Dua të jem i lumtur, i qetë në vendin tim.
Unë zgjodha të jem LIBRA.
Unë zgjodha të përfaqësoj, të ngre zërin, zgjodha të luftoj për të varfrit dhe nevojtarët e këtij vendit.
Bëhu edhe ti LIBRA. Është koha JOTE ,është koha e TË GJITHË SHQIPTARËVE.
Është koha JONË
Duhet të bashkohemi, duhet të luftojmë së bashku për një Shqipëri të re, të qetë e pa ngjarje çnjerëzore. Ju o njerëz e keni ; Pushtetin për ta bërë jetën të lirë dhe të bukur.
Libra është humane dhe u jep të gjithëve mundësinë të ndihen të barabartë e të ndihen të lirë edhe pse sot shumica e bashkështetasve tanë ndihen të humbur,…ndihemi të humbur,ndihen të harruar,… ndihemi të harruar dhe të përbuzur.
Me të drejtë kjo shumicë e popullit tim mendon dhe shprehet se ky vend nuk bëhet më, pasi ndihen të papërfaqësuar, POR përkundrazi: LIBRA do t’i sjellë: rinisë të ardhmen, të moshuarve sigurinë.
Shqiptarë në emër të lirisë dhe barazisë le të bashkohemi të gjithë në LIBRA.
Ju rrëfej me vërtetësinë më të madhe se edhe une ashtu si ti kam një ëndërr. Një ëndërr të bukur dhe të madhe për vendin tim. E dua Shqipërinë si gjithë Europa .
Është koha ime, është koha juaj, është koha jonë. Është koha e çdo të riu që ëndërron dhe përpiqet për një të drejtë sa më të madhe për vlerësimim pa kritere të shumta pa kushte të paarritshme. Është koha e çdo të riu apo të reje që ka përfunduar studimet dhe është në kërkim të barazisë dhe të drejtës së domosdoshme të punës. Është koha e një pensioni mëse të bollshëm për çdo të moshuar qe ka punuar dhe i ka dhënë këtij vendi në dekada pune mundi dhe djerse.
Libra u thotë se ka ardhur vërtet koha e mbështetjes për ta.
Libra është e hapur dhe qëllimi i përgjithshëm që ne po aspirojmë. Është i përshtatshëm dhe i pranueshëm për të gjithë.
Së fundmi duke ju falënderuar pafundësisht shpreh bindjen dhe besimin më të plotë se ishte dashuria për vendin tonë të bukur dhe shqiptarët e ndershëm që nxiti për LIBRA-n Z.Ben Blushi dhe Znj.Mimoza Hafizi


