Blog

Denis Hysenbegasi

Une mendoj se LIBRA nuk është thjesht një parti por një platformë lirie dhe idesh ..  

Libra është e ardhmja.  LIBRA është shpresa për sot dhe besimi për nesër ... 

LIBRA janë të gjithë ata që i bashkon idea e bindja për një Shqipëri më të mirë ..  

Duke u nisur për në selinë e partisë më të re në Shqipëri, mendimet filluan të bëhen mundime. Shume 

pyetje po mbizotëronin dhe mundimi e kaloi mendimin.  

Pse Shqipëria është sot vendi më i varfër në Europë?  Pse Shqipëria është sot vendi më i varfër në Ballkan 

? A i mungon Shqipeërisë dielli, uji, ajri e toka? A i mungon deti? Liqeni? Pemët? Tokat? Malet?  Pasuritë 

nëntokësore? Apo pasuritë mbitokësore? Duke mësuar se Shqipëria i ka të gjitha madje është shumë e 

pasur me to atëherë pyetja është pse? Pse Shqipëria është kaq e varfër? Përgjigjia është vetëm një. Për 

shkak se jemi qeverisur shumë keq.   

Atëherë kush e ka fajin, zgjedhësit apo të zgjedhurit ?  

Shqiptarët gjatë historisë së tyre mbase nuk kanë ditur të zgjedhin , sepse nuk mund ta pranosh që 

gjithmonë ai që vjen është më i keq se ai që ikën.  

Ka patur shumë pika kyçe gjatë historisë kur shqiptarët për shkak se nuk kanë ditur të zgjedhin janë 

 

 

kthyer gjithmonë nje hap mbrapa.   

Po të zgjedhurit a kanë faj? Çfarë kanë bërë ata për Shqipërinë? Gjithçka dhe asgjë. Gjithçka për t’a 

shkatërruar dhe asgjë për ta rregulluar. E kanë përndjekur, e kanë shtyrë, e kanë prerë,e kane tallur ,e 

kane nxire e kanë vjedhur e kanë tronditur , e kanë lodhur e drobitur, e kanë tradhtuar e shitur.  

Pesimizmi sa vjen e shtohet, e ne sot mund të themi se shqiptarët janë më tepër pesimistë se asnjëherë 

më parë. E nesërmja duket më e errët.  

Por a ka mundësi që Shqipëria të bëhet një vend më i mirë? Unë mendoj se po.  

Së bashku me LIBRA mund ta bëjmë Shqipërinë një vend më të mirë.  

Ne kërkojmë dicka të drejtë, dhe cdo e drejtë nuk ëshë e pamundur.  

Pra papritur, po shohim dritë në pesimizimin e deritanishëm, të luftojmë bashkë për një Shqipëri më të 

mirë.