Koncesioni i dializёs u shit. Spitali amerikan,i fshehur jo vetёm pas 15% por edhe pas kompanisё Evita te 85%, vendosi ta shsesё si tё ishte njё thes me miell.
Pasi luftoi shumё pёr tё na bindur se ishte alternativa mё e mirё, pasi fitoi tenderin e shumёpёrfolur dhe investoi ne Shkoder, Vlore shuma tё mёdha, pasi bёri si bёri dhe e mbylli me shtetin skandalin e pacientёve qё vdiqёn tё djegur nё repart (dhe besoj se i ka kushtuar , ky shtet nuk bёn gjё pa gjё)……Spitali Amerikan tёrhiqet!
Po ta shohim nga ana e biznesit, a nuk ju duket pak e cuditshme?
Por le tё shofim kush e zёvendёson.
Koncesioni kalon pa asnjё transparencё, pa asnjё llogaridhёnie shqiptarёve qё u merren lekёt, pacientёve qё u rrezikohet jeta, nё duart e njё depoje farmaceutike qё njihet prej vitesh si hambari i LSI.
Pra, me njё gur, Ministri Beqaj dhe Kryeministri vranё dy zogj.
“Luftuan” Gylenistёt duke kёnaqur vёllain Erdogan dhe hodhёn themele tё shёndosha pёr koalicionin e ardhshёm.
Hapi tjetёr?
Ka ndonji nga PDIU qё do tё blejё shkollat Turgut Ozal?


