Nga Erida Kabashi 

Një nga premtimet më të dëgjuara e më tërheqëse për njerëzit në fushatat elektorale është "puna". Sepse të gjithë duam punë, të gjithë duam të jetojmë me dinjitet, të kemi një rrogë të denjë e të jemi të pavarur të bëjmë zgjedhjet tona. Por cfarë ndodh në të vërtetë? Një pjesë e mirë e vendeve të punës në tregun e punës dhe të gjithë vendet në administratë janë “peng” i politikës! Po, prone e atyre njerëzve që premtojnë vende pune por në fakt na bllokojnë të punsohemi! Askush në Shqipëri nuk mund ta thotë se s’ka dëgjuar për punë fushatash! “Eja me ne se ne të punsojme”, po prano ideologjine (pa ideale) tone dhe ke një vend pune në administratë, madje shfrytezjnë edhe

Nga Jolanda Ymeri

“Asnjëherë mos ki frikë të ngresh zërin përkundrejt padrejtësisë,lakmisë dhe gënjeshtrës. Nëse njerzit kudo do e bënin ketë gjë, do ndryshonte botën.” - William Faulkner 

E drejta për të protestuar garantohet nga kushtetuta si një e drejte themelore e njeriut e lidhur ngushte me te drejten e shprehjes, gjithashtu edhe si një element thelbesor në respektimin e demokracisë. Por sa e mundur është kjo në Shqipëri ? 

Nga Ermir Shahini

Pse LIBRA duhet te simbolizoje moral dhe ne fund drejtesi? LIBRA nuk erdhi si krijim i dickaje qe premton punesim edhe nese ti je kriminel, i paafte, i krimbur ne para apo i njohur ne media si VIP. LIBRA erdhi ne frymen e zakonshme te njerezve te ndershem qe kerkojne drejtesi, drejtesi e cila synon te diferencoje llumin e shoqerise ose padrejtesine nga ate qe cdo shoqeri kerkon te jete. 

Nga KOLEC TRABOINI

Kryeministri në mashtrimin e radhës deklaroi: Vetingu nuk bëhet as për mua, as për Metën e as për Lulzim Bashën....po për ke atëhere? Me një fjalë këta politikanët do të vazhdojnë të vjedhin edhe me tej siç e kanë vjedhur këtë mjeran popull për njëzetepesë vjet. Ky është Vetingu. Firmosni, o qyqarë...

 

Shumë njerëz po gënjehen me Vetingun. Po keqkuptohen e mashtrohen shumë shqiptare që firmosin pa ditur se pse. Firmosin për drejtësi imagjinare. E tha kryeministri me gojën e vet, Vetingu nuk është për mua, as për Metën as për Lulzim Bashën. Po për kë është atëherë? Pse duhen mbledhur firmat nga shoqatat servile të Qeverisë që u jep ndonjë llokme. Shoqata zagarësh që e sjellin gjahun në pritë për ta qëlluar gjahtari i madh? Mashtrim më i hapur në këtë botë njerëzore nuk mund të gjendet.

Nga KOLEC TRABOINI 

Shkova sërish në sheshi “Skënderbeu” në mbrëmjen e 20 shkurtit 1991.  Mora me vete djalin tim 5 vjeçar Donaldin. Shkuam aty ku paradite qëndronte me hije rëndësinë e tij monumenti i diktatorit, por tashme qe zhdukur. Ish rrëzuar e hequr zvarrë. E përfshiu urrejtja popullore për shtypjen gjysmëshekullore. Kish mbetur vetëm bazamenti mbi të cilin ishte ndezur një zjarr. Mendova mos ishin pastruesit e Tiranës, por jo. Njerëzit nga pallatet pas Muzeut Kombëtar dhe të Rrugës së Durrësit vazhdonin të sillnin libra të diktatorit  nga shtëpitë e tyre dhe i hidhnin në zjarr. Një zjarr që nuk u shua tërë natën. E tregoj këtë se për këtë aspekt  intuitiv qytetar nuk është shkruar asnjëherë ani pse shumë e rrahin gjoksin për heroizma të kurrkund qëna. Ca çamarrokë shakatare, u afruan e thanë: "