Alajd Alla
Gjithmonë Elbasani më ka dhënë idenë se banorët e tij janë të qetë dhe të urtë. Banorë të cilët shikojnë rehatinë e tyre dhe nuk ndikohen nga realiteti, qoftë ky një realitet I zymtë dhe shtypës. Besoja se ato vetë ndihen të pafuqishëm ndaj këtij realiteti dhe urtësia nuk të con në reagim,por në pranim.
Këto janë arsyet që unë isha shumë kurioz të dija se si do pritej LIBRA në Elbasan,sepse sistemi është ‘I kapur’ dhe cdo banor e ndjen veten të ‘markuar’,pa patur mundësi të bëjë lëvizje ndryshe.
Në të vërtetë u befasova kur ndodhi takimi. LIBRA-s iu bashkuan shumë njerëz dhe të gjithë nuk nguronin të uronin LIBRA-n për kurajon që thotë të vërtetën dhe guximin ndaj kësaj sfide jo të lehtë.
Në atë takim pashë shumë persona që I kisha parë shpesh në qytet dhe që nuk më jepnin asnjë përshtypje të vecantë, por kur ato folën atje,më ndryshuan mendim sepse ishin tepër të revoltuar,gjë që është e pranueshme për kushtet në të cila ndodhet Elbasani. Gjatë takimit u ndjeva optimist,sepse mendova se sa persona të tjerë mund të ketë në qytetin tim,të cilët unë I shoh cdo ditë dhe nuk më krijojnë përshtypje të vecantë,por ato janë të gatshëm të dalin kundra këtij sistemi. Sa të tjerë ka të cilët na mbeshtesin në mënyrë të fshehtë,dikush i ulur në shtëpi duke parë LIBRA-n në TV,dikush me telefon në dorë duke lexuar tek libra.al,dikush tjetër duke bashkëbiseduar me miqtë.
Jam I sigurtë që për disa ai takim është dukur si deja-vu,sepse ato e kanë ushqyer mendjen e tyre me mospranim të realitetit dhe pikërisht ai takim ishte fillimi I një rrugëtimi me fund pozitiv.
Kam lexuar diku një shprehje të Naim Frashërit I cili thotë se ‘20 vitet e para, janë vitet më të gjata të jetës’ dhe unë këto 20 vite I kam kaluar në Elbasan. Jam tmerrësisht krenar për qytetin tim, por smë pëlqen te jetoj aty,sepse Elbasani nuk më jep shpresë,jo më mundësi.Nuk dua ta shoh Elbasanin në këtë gjendje,ndihem keq, prandaj e dua ndryshe,me më shumë barazi dhe liri.