Ngjarje

Ilir Sinanaj

E shtunë (17 dhjetor)! Dita ime e pushimit. Isha si gjysmë me grip. Pak ditë më parë, gjatë javës, kishim folur me disa miq të LIBRA-s për të shkuar në Vlorë për të marrë pjesë në takimin me qytetarë të lirë dhe ta angazhuar të këtij qyteti.

Ishte shumë e nevojshme të pushoja dhe të qetësohesha, por nga ana tjetër ishte më e fortë shtysa për të shkuar në Vlorë, pasi ishim një grup i këndshëm, që na pëlqen të shkëmbejmë ide, të debatojmë për problematika të ndryshme të përditshmërisë, por mbi të gjitha jemi njerëz me ëndrra. Nga ana tjetër doja të isha i pranishëm në Vlorë, për faktin se është një zonë të konsideruar “bastion” nga “rilindja” politike. Njerëz të lirë, të ndershëm të përditshmërisë do të mblidheshin bashkë për të kundërshtuar makinerinë oligarkiste. Nuk kisha si të mos shkoja. Nisja nga Tirana do të bëhej nga ora 13.30.

 

Propaganda OJQ-iste e “rilindjes”

 

Duke pritur orën 13:30 shkova të pija një çaj në zonën e ish-Bllokut të kryeqytetit me një shoqen time. Vendi ishte i “diktuar” nga ajo. Ndërsa po shkoja te lokali, u hasa me “një rrethim” nga Policia e Shtetit dhe tinguj të zhurmshëm, që zakonisht në “kulturën urbane” lidhen me të rinj të droguar. Nuk e dija se çfarë veprimtarie po organizonte Ministria e Brendshme sepse edhe pse punoj në media, nuk e lodh mendjen të merrem me këto veprimtari propagandistike pa pikë estetike, të ngjashme me fushata lypje fondesh “alla Organizata Jo-Qeveritare”, që më shumë kanë bojëra dhe zhurmë, sesa vepra. Ndërsa po shkoja te lokali ku me priste shoqja, hasa në një koleg gazetar. Nuk m’u durua pa i sugjeruar që të pyeste ministrin e Brendshëm Sajmir Tahiri mbi gjendjen kanabisit në Shqipëri. Më pas u përshëndetëm dhe unë shkova tek lokali për të pirë çaj me shoqen time. Por fatkeqësisht gjatë gjithë kohës, veshët e mi po “dhunoheshin” nga tingujt e zhurmshëm dhe më pas pësova ndotje pamore, kur pashë që ministri Tahiri po parakalonte në këtë “zhangëllimë politiko-propagandiste”, i ndjekur nga punëtorë të përkul të administratës dhe punëtorë të mediave, që veprimet më të rëndësishme që bënë ishin të mbanin mikrofonët përpara ministrit. Atë moment po mendoja (sikur të isha unë përpara “njeriut të Ramës) ta pyesja: Si ka mundësi që është lejuar që prodhimi i drogës në Shqipëri të shkojë deri në 2.6% të Prodhimit të Brendshëm Bruto, fakt ky që citohet në Progres-Raportin e BE-së për Shqipërinë i vitit 2016? Pse Shqipëria është një ndër 5 vendet e para jo të BE-së për viktimat e regjistruar të trafikimit të qenieve njerëzore, fakt ky që citohet në Progres-Raportin e BE-së për Shqipërinë i vitit 2016? Pse trafikimi i fëmijëve në Shqipëri raportohet të jetë në rritje, fakt ky që citohet në Progres-Raportin e BE-së për Shqipërinë i vitit 2016? Çfarë po bëhet për të ndaluar fëmijët që të punojnë në plantacionet e drogës në Shqipëri, fakt ky që u bë i ditur në Progres-Raportin e BE-së për Shqipërinë i vitit 2015? Ndërkaq ora po afronte 13:30 dhe duhet të lëvizja për t’u nisur me grupin për tek LIBRA-t e Vlorës. Duhma e rendë e “propagandës rilindase” në Tiranë, po e acaronte ndjeshëm gjendjen time gripale.

 

Parantezë (Ndërsa nisa sot (18 dhjetor) të hidhja të “zezën mbi të bardhë digjitale” për këtë shkrim, nëpërmjet portaleve u informova se ajo “gjëja” e organizuar nga Ministria e Brendshme, e quajtur “Ti je heroi ynë”, ishte organizuar në mbështetje të fëmijëve me nevoja të veçanta të forcave të rendit. Të ndihmosh fëmijët në nevojë është një detyrë e padiskutueshme e një shteti, i çfarëdolloj sistemi është ai. Por ta përdorësh për propagandë për të dalë të televizione, gazeta dhe portale, këtë fatkeqësi të prindërve, punëtorë dhe të ndershëm të Shqipërisë, personalisht më revolton dhe nuk e duroj kurrsesi. FËMIJËVE NË NEVOJË SHTETI DUHET T’U VENDOSË NË DISPOZICION FONDET E SHUMTA QË KA PËR T’U GARANTUAR MIRËQËNIE DHE SHANCE TË BARABARTA! Ministria e Brendshme mund te fillonte, duke mos lyer me borja godinë e vet, por me ato fonde të mundësonte që fëmijëve në nevojë të forcave të rendit TË MOS U MUNGONTE GJË. Por “rilindja” e Edi Ramës nuk njeh humanizëm dhe përçmon dashurinë njerëzore. Nëse mund të përfitojnë fonde nga fatkeqësitë e popullit, “rilindësit” e bëjnë pa iu dridhur qerpiku.)

 

Drejt Vlorës

 

Me të hipur në veturë për të shkuar në Vlorë me miqtë e mi LIBRA-s, unë u ndjeva i liruar nga kllapia mbytëse e “propagandës rilindase” të Tiranës. Ndërkaq trafiku ishte i rënduar dhe na u desh një kohë jashtëzakonisht e gjatë për të shkuar deri në Durrës... Por koha kaloi shpejt në shoqëri të mirë me njerëz me ide e të suksesshëm në veprimtaritë e tyre. Deri në Vlorë biseduam për shumë gjëra: shtyllat themelore të LIBRA-s, debatuam për mënyrën se si do ta bënim LIBRA-n më të prekshme për qytetarët, çfarë duhet të bënim më shumë për t’i dhënë dinamizëm lëvizjes, etj. Me pak fjalë u bë një bisedë pune, ku nuk mungonte as humori i kripur miqësor, e cila ishte e lirë dhe frytdhënëse, e cila i tejkalonte nga niveli edhe mbledhjet qeveritare. Kështu në orën 17:00 arritëm në Vlorë.

 

Besëlidhja e njerëzve të lirë në Vlorë

Vlora është një qytet i rëndësishëm, jo vetëm për vlera historike por edhe një potencial të madh zhvillimor ekonomik. Fatkeqësisht që nga viti 2013, investimi i vetëm “madhor” në Vlorë është “Lungomare” e famshme, e cila ende nuk ka përfunduar, por ka shkaktuar vdekje. Jo vetëm kaq, por tashmë Vlora duhet të vuajë betejën për sundim midis klikës së rilindjes “Rama” dhe kriptorilindasit Kokëdhima. Rezultati: Është harruar mirëqenia e njerëzve! Sigurisht të dalësh kundër “rilindjes politike” në Vlorë, mund të kushtojë edhe bukën e gojës! “Rilindasit” janë të pamëshirshëm ndaj njerëzve në nevojë dhe sidomos njerëzve të guximshëm me ide dhe dëshirë për të punuar.

 

Disa zgjedhin të dorëzohen ose të ulin kokën përpara padrejtësive. JO VLORA! Në Pallatin e Kulturës “Labëria” në Vlorë kishin ardhur njerëz të shumtë nga të gjitha shtresat e shoqërisë. Ato jo vetëm vranë frikën, por prania e tyre për të qenë LIBRA ishte akti i një angazhimi afatgjatë, për t’u përballur për të goditur me votë demokratike kastën politike, që po varfëron dhe mbi të gjitha po u bllokon mundësitë për të punuar për mirëqenie shqiptarëve.

Të pranishëm ishin shumë të rinj dhe të reja. Të gjithë ishin zhgënjyer dhe lënduar nga sistemi. Pse? Sepse ishin njerëz të aftë që donin të konkurronin ndershmërisht në treg, me aftësitë e tyre, për të ngritur jetën e tyre, e për rrjedhojë të krijonin vlerë të shtuar në mënyrë të ndershme dhe të qëndrueshme për shoqërinë; sistemi aktual u ka mohuar këtë gjë, duke i bllokuar të jenë pjesë tregut të punës. Pse? Sepse dinë vetëm të bëjnë punën në mënyrë të ndershme. Ata iu bashkuan LIBRA-s.

 

Një tjetër qytetar i nderuar kishte kandiduar ndershëm, disa herë në strukturat e administratës publike, duke marrë vlerësime më shumë se sa mesatarja. Pse nuk ishte punësuar? Sepse nuk i përkiste forcës së duhur politike dhe mbi të gjitha kishte nivel intelektual. Ai iu bashkua LIBRA-s.

 

Një pedagog ngriti çështjen e vlerës më të madhe në një shoqëri: njeriu i përditshmërisë që punon ndershëm dhe që me veprimtarinë e tij sjell vlerë të shtuar të qëndrueshme. Këta njerëz të ndershëm janë të persekutuar nga “rilindja” dhe e gjithë kasta politike, si njerëzit e ndershëm dhe intelektual në fillimvitet e rrëmujshme ’90.  Në Vlorë këta njerëz u rreshtuan me LIBRA-n

 

Një mësues i ardhur nga emigracioni pas një kohe të gjatë, i cili besoi për të vazhduar jetën e për të kontribuar në mbrujtjen e brezave të rinj, ishte i lënduar nga injoranca shpërfillëse e kastës aktuale qeverisëse. Ai nuk u zhbë! Betejën e tij zgjodhi ta vazhdojë betejën në LIBRA, i mbështetur nga intelektualë e njerëz të ndershëm nga e gjithë Shqipëria.

 

Burra dhe gra, qytetarë të ndershëm e krenarë të Vlorës, që kanë punuar me idealizëm, duke i dhënë aq shumë komunitetit, e duke u marrë vetëm tallje nga kasta aktuale e politikës, iu bashkuan LIBRA-s më të motivuar se kurrë për të t’u bërë pjesë e njerëzve të lirë, që janë të gatshëm të luftojnë me mjete demokratike oligarkët dhe politikën e inkriminuar.

 

E gjithë kjo mbledhje u zhvillua në transparencë të plotë publike dhe mediatike. Mesazhi është shumë i qartë për kastën politike; ka ende njerëz të papërkulshëm përpara parave të krimit dhe shantazheve çnjerëzore të kastës qeverisëse.

 

Kjo vendosmëri e shprehur kaq thjeshtë e qytetarëve të Vlorës për t’u ngritur ndaj errësirës së pamundësisë të krijuar nga kasta aktuale politike, e ushqyer nga krimi dhe nga mediat-fason që i kanë kompromentuar, ishte një fllad që më ngrohu shpirtin, pas asaj shfaqje propagandistike që më ndoti shqisat në Tiranë. VLORA NA MËSOI SHUMË PËR QYTETARINË DHE ANGZHIMIN NË KOMUNITET! MË SHUMË DUHET TË BËJMË NE TË TJERËT, E SIDOMOS NE NË TIRANË PËR TË LUFTUAR POLITIKËN BLLOKUESE TË KRIMIT QË KA PUSHTUAR SELITË QËNDRORE E QEVERISË NË TIRANË! Me të mbaruar mbledhja, fushata për të mbledhur bashkë njerëzit e ndershëm të Vlorës filloi. As Edi Ramës as Koço Kokëdhimës nuk ia ka njeri frikën në Vlorë, madje duhet të jenë ata që të kenë frikë t’u dalin përpara qytetarëve të Vlorës!