Ngjarje

A.P

Sot ne Shqipëri, personat me aftësi të kufizuar përbëjnë  6,2 %  të popullsisë në moshë madhore. Cilet jane këta persona dhe cfarë vështirsishë kanë ata në jetën e tyre të përditshme ? 

Sot ne Shqipëri jetojnë persona me aftësi të kufizuara të rënda dhe të shumëfishta, të paarsimuar, të cilat kanë nevojë për tu mbështetur me pagesa sociale për të përballuar shërbimet mjeksore. Po a e marrin ata këtë pagesë? Sa i aftë është sistemi ynë i mbrojtjes sociale dhe shëndetsore të targetoj dhe të mbulojë këta persona me pagesa dhe shërbime mjeksore ?

Në Shqipëri jetojnë persona me aftësi  të kufizuara që janë pensionistë me aftësi të kufizuara, të limituara, që  janë shumë të moshuar për të punuar dhe kanë nevojë për mbështetje përgjatë pensionit.  Si trajtohet  kjo kategori me mbështeje financiare dhe shërbime për moshën e tretë ?

Në Shqipëri, jetojne gjithashtu persona me aftësi të kufizuara qe jane në moshë pune, me arsim të mesëm dhe me aftësi të kufizuara në dëgjim ose në shikim, qe gjithashtu kanë nevojë për mbështetje që të përfshihen në tregun e punës.  Sa prej këtyre personave  kanë mundësinë të jenë pjesë e tregut të punës? Sa ju vijnë në ndihmë shërbimet e specializuara dhe infrastruktura këtyre personave, për të mos ndjerë ndryshimin që ata kanë në jetën e tyre të përditshme ?

Vlersimet na tregojnë se persona madhorë me aftësi të kufizuara në moshë për punë, kanë 2 herë më tepër gjasa të jenë jashtë forcës së punës sesa personat pa aftësi të kufizuar. 1 ne 5 të rinj (15-24 vjeç) me kufizime në shikim, janë në kërkim të punës, por nuk mund të gjejnë një të tillë .

Cila është mbrojtja sociale për personat me aftësi të kufizuar në Shqipëri dhe cfare impakti ka patur kjo mbrojtje në jetën e tyre të përditshme? Sa shumë politikat e mbrojtjes sociale marrin në konsideratë profilin e tyre dhe problematikat e jetës së tyre të përditshme ?

Aktualisht, mbrojtja sociale per personat me aftësi të kufizuar, vjen nga dy burime kryesore : transferta në para si (i) pagesa e e aftësisë së kufizuar dhe (ii) pagesa e invaliditetit për punë, sikurse dhe një burim  pak më i rëndësishëm është ai që mund të vijë nga ndihma ekonomike.

Vleresimi i kryer nga UNDP me bashkëpunim të INSTAT në vitin 2015, na tregon qartë se mbulimi nga dy programet kryesore për aftësinë e kufizuar - përkatësisht pagesa  e aftësisë së kufizuar dhe pagesa e invaliditetit për punë,  është i ulët duke i bërë këto dy politika jo-eficente.

Analizat tregojne se 30%  e  familjeve  ku jepet një pagesë për aftësinë e kufizuar, nuk kanë asnjë anëtar me aftësi të kufizuara.  Pra pyetja që ngrihet për këto para të harxhuara jo në drejtimin e duhur është : Kush i merr këto para dhe pse ?

Pagesë e invaliditetit për punë në total i jepet  45,273 personave, ku  25,028 persona  qe e marrin atë, rezultojnë të jenë me asnjë anëtar me aftësi të kufizuara në familjet ku jetojnë. 

Sërisht, ku shkojnë këto para ? Cfarë mund të kishim bërë më mirë me to?

A ju garantohet këtyre personave me aftësi të kufizuar sot dinjitet? A ndjehen ata të përfshirë dhe a kane ata vëmendjen që meritojnë, jo vetëm me ato pak transferta me para ? 

Cfarë do të duhet të thotë kjo për LIBRA ?

Kjo do të duhej të përkthehej në një shërbim për cdo mungesë të tyre, do të duhej të përkthehej në nje mundësi më shumë për tu arsimuar, në një mundësi më shumë për tu punësuar dhe një infrastrukturë gjithëpërfshirëse ku ata të mos ndjenin ndryshimin e të qenurit ndryshe. 

 

[1] Sipas profilit te personave me aftesi te kufizuar ne Shqiperi te hartuar nga UNDP[1] ne bashkepunim me INSTAT  dhe Minsitrine e Mireqenies Sociale dhe Rinise ne vitin 2015
[2] ibid
[3] Sipas profilit te personave me aftesi te kufizuar ne Shqiperi te hartuar nga UNDP[1] ne bashkepunim me INSTAT  dhe Minsitrine e Mireqenies Sociale dhe Rinise ne vitin 2015