A jetojmë në demokraci?
Jetojmë në shekullin e 21 e cdo ditë që kalon pyetjes se “a jetojmë në demokraci” po i ngushtohet së tepërmi përgjigja për vetë faktin se askushi nuk po guxon ti përgjigjet lirshëm.
Gjithkujt po i censurohet mendimi apo po i imponohet një zgjedhje. Kur duhen edhe pak ditë nga hapja zyrtare e fushatës elektorale për zgjedhjen e deputetëve të Kuvendit të Shqipërisë kanë filluar të marrin jetë bisedat se kush më ofron më shumë para apo kush më ofron një vend pune asaj partie do tja shes votën. Po vallë a është e drejtë kjo mënyrë e të vepruarit? Të gjithë pa përjashtim hezitojnë ti përgjigjen drejtpërsëdrejti. Një arsye pse ndodh ky fenomen është se shumë politikanë para dhe gjatë fushate premtojnë gjithcka e pas fushate nuk japin asgjë nga ato cka kishin premtuar. Më tipike këto bisedat të sipër përmendura i dëgjon nëpër zonat rurale pasi zonat rurale po lihen në harresë totale dhe në mëshirë të fatit.
Popullsia e këtyre zonave e ka kuptuar që askushi nuk investon dhe askushi nuk e ka mendjen te fshati e se politikanët vinë në fshat vetëm atëherë kur ka votime e kur ju duhen votat. Më pas ata zhduken sa hap e mbyll sytë. Për më tepër banorët e këtyre zonave shprehen se nuk kanë alternativa të tjera hakmarrëse e për këtë qëllim zgjidhjen e gjejnë tek shitja e votës megjithëse të gjithë janë të ndërgjegjshëm që paratë që marrin në këmbim të votës do tjua rikthejnë ndoshta 500-fish atyre të cilëve jua morën para zgjedhjeve. Kur presupozohet se jemi dhe jetojmë në demokraci e se populli është i lirë të zgjedh atë që i duket më e drejte, më e mirë dhe të vendosë vetë për njerëzit që do i zgjedhë e do i coj në parlament e të na përfaqësojnë ende ekzistojnë hije dyshimi tek gjithsecili kjo për arsyen se i “forti i lagjes” do ti manipulojë rezultatet e gjithckaja e sovranit do hudhet poshtë, për këtë motiv një pjesë tjetër e popullsisë shprehet se nuk do të votojnë ose më saktë sduan tja dinë fare për votimet sepse fituesi ose dihet ose do të zgjidhet në mënyrë të dyshimtë e jashtë formave demokrative.
Si përfundim gjithkushi e di që demokracia po rrezikohet e po e humb identitetin por askushi nuk guxon ti ndal faktorët që po e kanosin demokracinë.!