E cfare na ka mbetur tjeter, pervec se te lutemi ?! Ngritem zerin, protestuam, denoncuam ne gjykate, morem urdher per pezullimin e punimeve por, asgje s'mund ta ndale kete njeri, qe ta shkaterroje kete qytet !
Durresi eshte nje pasuri kombetare e nderkombetare, qe nje njeri i papergjegjshem po guxon ta dhunoje pa meshire vetem per te rritur fitimet e biznesit te tij. Vangjush Dako ne seancen degjimore ju tregoi qytetareve te Durresit dicka qe as ata vete nuk e dinin ! E enderrokan shetitoren prej betoni! Nuk e di si e kuptoi, s'e di nese ai ka bere nje studim per kete apo na ka pare te ecim te sheshi perpara bashkise apo te Sfinksi ! Por, e verteta eshte se gjeja e vetme, qe nuk deshirojme eshte shetitorja e betonit ! Durresit tone, natyra i ka falur bregdetin, qe Vangjush Dako ka 12 vjet qe kontribuon fuqishem ta shkaterroje ! Si mund te thote ai se Durresit i duhet me shume Veliera sesa kanalizimet qe mos te permbytet sa here bie shi?! Apo ngrohja ne shkolla? Apo sistemimi nje here e mire i zonen se plazhit, sepse po afron sezoni turistik dhe rruga kryesore, por dhe ato dytesore jane me keq se asnjehere me pare ?! Si duam ne te sodisim Velieren, kur femijet tane vazhdojne te bejne mesim me turne dhe pa ngrohje ; kur rruget e qytetit jane pa trotuare, plot me gropa, puseta te hapura e plot probleme te tjera? Me 4 mln euro bashkia e qytetit mund te na zgjidhte disa nga problemet tona te perditshme. Faleminderit Z. Dako qe mendon per kohen tone te lire e ku t’i bejme xhirot, por ne kemi aleat me te fuqishem natyren ! Ju si kryebashkiak keni per detyre te na zgjidhni problemet, duke filluar nga me imediatet e kur t'i keni mbaruar, atehere mendoni per argetimin tone, por te lutemi pa e prekur historine, se ajo eshte e shenjte per ne ! Asnje Veliere nuk e ka vleren e asaj, qe kemi trasheguar ne shekuj, nje pasuri mijera vjecare, qe na vjen nga historia !