Qytetarët dënojnë çadrën dhe lojërat e koalicionit “rilindje”-PD e Vjetër-LSI
Lapraka e Praruar/ LIBRA alternativa e qytetarëve për 18 qershor 2017 dhe më tej
Ilir Sinanaj
940 milionë euro u grabitën nga buxheti i shtetit, pra nga familjet shqiptare, në vitin 2015 nëpërmjet reformave të Edi Ramës, me konsensusin e Ilir Metës dhe me shpërfilljen e plotë të kryeopozitarit “të emëruar” Lulzim Basha. Kjo grabitje është e faktuar në Progres-Raportin e Shqipërisë për vitin 2016.
Në mënyrë që t’u tërheqin vëmendjen e shqiptarëve nga krime të tilla, si grabitja e 940 milionë eurove (si edhe mungesa e një vizioni ekonomik për të zhbllokuar fuqitë prodhuese dhe krijuese të vendit) me bekimin e kryeministrit Rama si edhe kryeparlamentarit Meta, kryeopozitarit të “emëruar” Basha i është dhënë leje për mbajtur fjalime me zë të ngjirur, dhe pa asnjë përmbajte në terma ekonomik, midis Kryeministisë dhe Kuvendit.
Qëllimi real i kësaj çadre është: (1) Partitë e vjetra ta shtynë deri në zgjedhjet e 18 qershorit 2017 pa punuar për çështjet me rëndësi publike, si lufta ndaj varfërisë ndër të tjera; (2) Koalicioni “rilindje”-PD e Vjetër-LSI po i përgjërohet shqiptarëve që të mos i bojkotojnë për zgjedhje.
Pavarësisht rëndësisë që media-fasoni i jep “gjasme-zënkave” brenda koalicionit “rilindje”-PD e Vjetër-LSI, qytetarët janë më të vendosur se kurrë për t’i bojkotuar partitë e vjetra. Kjo nuk do të thotë se shqiptarët nuk do të votojnë. Përkundrazi! Me krijimin e Listës së Barabartë (LIBRA) qytetarët tashmë kanë alternativën e tyre për të ndërtuar një të ardhme të bazuar mbi punën dhe prodhimin, si edhe për të ndëshkuar partitë e vjetra.
Të dielën (12 mars 2017) qytetarë të shumtë të Njësisë 11, të Bashkisë së Tiranës, i bënë ftesë kreut të LIBRA-s Ben Blushi për të diskutuar rreth strategjisë që do të ndiqet për të rimëkëmbur Shqipërinë, nën parimet e punës dhe prodhimit. Qytetarët gjatë bashkëbisedimit shprehën besimin se LIBRA është një alternativë e arsyeshme dhe e besueshme për sa i përket jetësimit të një strategjie për zhbllokimin e fuqive krijuese dhe prodhuese të vendit. Nga ana e tij kreu i LIBRA-s, intelektuali Ben Blushi, vlerësoi jashtëzakonisht mbështetjen e madhe që qytetarët kishin për LIBRA-n, duke dhënë të kuptohet se LIBRA është një projekt i të gjithë qytetarëve të Shqipërisë dhe se kjo forcë politike do të luftojë për rimëkëmbjen e vendit. Gjithashtu ai la të kuptohet se LIBRA është po aq e suksesshme sa edhe vetë angazhimi i qytetarëve tek kjo lëvizje politike, pasi është një projekt i përbashkët.
Pjesëmarrja e shumtë në këtë takim ishte një tregues domethënës se qytetarët e kanë kuptuar se koalicioni “rilindje”-PD e Vjetër-LSI nuk ka më vend në vendimmarrje. E thënë ndryshe, qytetarët nuk mund të mashtrohen nga shfaqet me çadra apo me rotacione në kabinetin qeveritar. Qytetarët duan që të ketë punë dhe prodhim. Si do që të sillen dhe të veprojnë aktorët (PD e Vjetër) e çadrës apo ata në anët (“rilindje”-LSI) e çadrës, prirja e qytetarëve të Tiranës është që në 18 qershor 2017 të votojnë LIBRA-n. Njësia 11 e Bashkisë së Tiranës e tregoi këtë me takimin e madh që zhvilloi me përfaqësues të LIBRA-s. Lapraka u prarua.