Blog

Nga Ermir Muçollari

U bënë gati 26 vite nga rrëzimi i komunizmit dhe për ne shqiptarët politika ka krijuar përshtypjen që të gjithë janë njësoj.

Sa herë që na duhet të votojmë mundohemi të zgjedhim të keqen më të vogël .

Ndryshe nga vendet e tjera fqinje apo me një demokraci të konsoliduar ne nuk dalim asnjëherë në protestë kur na shkelen të drejtat ,por dalim vetëm atëherë kur na thërret partia.

Për fatin tonë të keq partia na thërret, ose kur është në opozitë dhe nuk ka mundësi të na vjedhë, ose kur afrojnë votimet dhe që të na vjedhë për 4 vite të tjera i duhen votat e ne "deleve".

Sindikata apo sindikalistë në Shqipëri, ose thuajse s’ka fare, ose edhe ata që janë i ka kapur pushteti i radhës.

Për mediat është e kotë të shkruaj , pasi janë akoma dhe më keq se sindikatat apo koncesionet, sepse ata që i kanë ato media kanë të gjithë nga një apo dy koncesione .

Masa

Ne të masës sa herë që ndërrohen pushtetet lusim Zotin që "zoti" pasardhës ta ketë sa më të butë shkopin që të ndjejmë sa më pak dhimbje .

Duke marrë shkas nga të gjitha këto, vendosa të shkruaj për të gjithë ata që nuk janë të kapur nga politika, për të gjithë ata që e shikojnë Libran nga larg dhe paragjykojnë pa qenë të informuar. Për të gjithë ata që duan të jenë të lirë dhe të kenë mundësinë të zgjedhin më të mirin dhe jo më pak të keqin në votime.

Ata që janë ndjerë të shtypur dhe të pa përfaqësuar në këto 26 vite .

Zgjedhjet e brëndshme që organizoi Libra më bindën më tepër për këtë dhe ju lutem të bëheni pjesë e jona sepse vetëm duke qënë pjesë e jona do kuptoni demokracinë që na karakterizon.

Tek Libra jemi të gjithë të barabartë .

Tek Libra je ti që vendos.

Tek Libra do gjeni të gjithë rrugën e humbur , sic e gjeta edhe unë...