nga Ardiana Çapi
Na ishte njёherё Blushi…dhe pastaj, u bё Libra.
Ky ёshtё varianti i pёrrallёs Rama pёr tё pёrqeshur njё kundёrshtar, sipas tij,”dembel”e qё, siҫ pritej, do lodhej shpejt nga opozicioni.
Mirёpo Blushi aq dembel nuk na doli dhe Libra nuk ngeli veҫ njё pёrrallё. Ahere Ujku leu kёmbёn me miell: nё fushё zbritёn analistёt.
Ushtarёt e rinj e ata tё vjetёr. Ata qё mbajnё shёnim para Fugёs dhe ata qё i kapin nё ajёr mesazhet, nga “lartёsitё” e mediave tё tyre tё “pavarura”.
E vunё pёrpara Blushin tё gjithё bashkё nё njё panel dhe i erdhёn rrotull me thikё nё brez. Por Blushi dhe Libra s’kanё dhёnё tendera, as koncesione e as hidrocentrale. Nuk kanё marrё paratё e drogёs dhe tё hashashit se bosёt e tyre, nuk kanё nevojё ta ulin pazarin; i zgjidhin hallet te burimi.
Si ta godasim?
E gjetёm! Libra-parti e qendrёs, baraz, parti populiste.
Ç’ёshtё kjo qendёr? Nga na doli? Qё kur nё Shqipёri paskemi patur votues tё qendrёs?
Ti Blush u kujtove tё ecёsh vetё, ama mos na shit ne dёngla me partira qёndre; thuaj qё dua vota majtas e djathtas.
Pavarёsisht se tё njёjtёt analistё, nё tё njёjtin panel, vetёm dy javё mё parё, nё njё moment tё rrallё guximi etik profesional, kishin akuzuar Ramёn qё morri vota majtas e bёnte politika djathtas.
Dhe Blushi bёri dicka qё, sinqerisht, nuk e prisja! Jo nga njё diplomat si ai!
U tregua i sinqertё. Shumё i sinqertё.
“Fakti qё Libra ёshtё nё qendёr, tregon qё nuk ёshtё partia ime personale” tha. Mё i sinqertё se kaq! Natyrisht qё analistёt, tё mёsuar me sinqeritetin politik sa njё tutor prostitutash me dashurinё e pastёr, nuk e kapёn asnjёri kёtё “detaj”. Sepse u duhej tё kapnin Blushin.
Tani, lejomёni analistё tё dashur t’ju “hap” Librёn time:
Nuk do t’ju tregoj si lindi e pse lindi sepse ёshtё thёnё tashmё. Por dua t’jua tregoj nga brenda. Nё mes, ka njё Bёrthamё. Vajza dhe djem tё zakonshёm, pёr mua, heronj qё nuk i zgjasin duart politikёs si njё Lul i Vocёrr nё pritje tё ndonjё monedhe.
Jo!
Janё tё gjithё profesionistё tё realizuar, shumica, tё shkolluar jashtё. Nuk kanё kohё pёr tё humbur ama kanё dёshirё pёr ti ndryshuar gjёrat jo mё me fjalё po me vepra.
Afёr e afёr ulen njё gazetare ardhur me bindje tё djathta tё deklaruara dhe njё juriste ardhur me bindje tё majta. Them ardhur sepse tani nuk e kupton dot mё tё majtёn dhe tё djathtёn tek to. Bien dakort pёr parime politike duke lёnё gojhapur edhe mua si mё skeptiku e njё bashkjetese politike mes tyre.
Grupi tjetёr, ёshtё ai i Programit Libra.
Dy miq ish simpatizantё tё PD-sё qeshin tani nёse i quan akoma tё djathtё! Janё ata qё kanё pёrpiluar politikat e Minimumit jetik.
Kjo ёshtё Bёrthama Libra!
Dy fjalё dhe pёr “frutin”.
Nё njё takim me Profesoreshё Hafizin nё njё qytet tё jugut, njё zotёri i moshuar, ngrihet nё kёmbё dhe deklaron qё ёshtё i djathtё. Me forcёn qё i duhet njё tё djathti nё atё qytet super tё majtё.
Jam i djathtё tha, por Partia Demokratike i dha tokat e mia me 7501-in. Ndёrkohё qё Blushi, votoi kundёr Ligjit tё Pronave. Por kam ardhur t’ju them dicka tjetёr. Nё qytetin tim, Rilindja ka bёrё kёrdinё. Ama unё dua t’ju kёshilloj njё djalё qyteti qё Rilindja e hodhi poshtё; ёshtё njё nga djemtё mё tё mirё qё kemi.
Kjo miqtё e mi analistё e Rilindas ёshtё Libra ime e qendrёs. Ajo qё sdo ta kuptoni kurrё, e di, sepse nuk e kuptoni dot moton e saj: Shqipёria mbi partinё!


