Vlerat bazë të LIBRA-s
1. Liria
Anëtarët dhe përfaqësuesit gëzojnë të drejtën për të shprehur lirisht mendimin e tyre, por, pa cënuar moralin, integritetin, personalitetin, dinjitetin e njëri-tjetrit dhe të çdo qytetari.
2. Barazia
Anëtarët dhe përfaqësuesit, përveç se kanë të gjitha të drejtat si qytetarë të shtetit shqiptar, të drejta të njohura nga Kushtetuta e Republikës së Shqipërisë, janë të barabartë në mundësi të shprehuri, kandidimi, vendimarrje, votimi, pavarësisht gjinisë, përkatësisë fetare, statusit shoqëror, përkatësisë së mëparshme politike apo kontributeve financiare.
3. Dija
Anëtarët dhe përfaqësuesit ndajnë dhe shkëmbejnë eksperiencat në nivel teknik, ekspertizë, politik si dhe në formim intelektual me anëtarët e tjerë të LIBRAs, në emër të mirëfunksionimit të kësaj partie.


