Blog

Nga Vathi Sina Prej kohësh në Shqipëri nuk ndjehet më aroma e festave të fundvitit. Nuk është më gëzimi i 5 viteve më parë kur Krishtlindjet dhe Viti i Ri ndiheshin që në fillim të dhjetorit. Sot janë të shumtë të dëshpëruarit që mendojnë sesi do t’i ushqejnë fëmijët e tyre e jo se cfarë dhurate do t’i bëjnë për festa. Njerëzit janë zhytur në mjerim dhe nuk i ndjejnë më festat e fundvitit. Jo se nuk duan, por nuk kanë mundësi ta bëjnë. Pse kështu? Po tradita e fundvitit me gjelin e detit në tavolinë? Në fakt, po ndodh e kundërta, tradita po zhduket për shkak të varfërisë së popullit dhe tavolinat festive po zbrazen. Festa ka, por nuk ka gëzim. Ka vetëm hidhërim dhe trishtim.