Blog

Nga Bleona Bodi Ditët e para të dimrit, tashmë janë bërë pjesë e stinës që e karakterizon. Duke marrë parasysh temperaturat e këtij viti që në njëfarë mënyre kanë qenë të "tmerrshme" është vënë re se mungon një "dorë e mbarë" një "dorë e fortë" për të ngritur zërin e për të thënë: STOP "dikush është këtu"! situatat janë të shumta, do të prekja vetëm një pikë që duket e lënë pas dore pikërisht në Sukth mungojnë disa kanalizime ku sikur vetëm "dy pika" uji të bien zona depërtohet nga shirat, duke shkaktuar dëme materiale dhe njerëzore. Një pikë kyçe, ku mendohet e harruar duhet të merret parasysh, kështu pikat e renditura gjejnë fillin e perit! Çfarë është ajo që kërkojmë ne?! Fjalë?! Jo aspak, kërkojmë punë, atë të cilën e kerkojmë më shumë ndërgjegjshmëri për vite të tëra. Jemi qytetarë të thjeshtë, nuk kërkojme luks, komoditet. Këto kërkohen kur interesat thelbësore janë pranuar e janë vënë në zbatim. Duket e ndershme mënyra e plehrave të hedhura në Sukth, ku çdokush që dëgjon emrin, pyet me habi: “Ju jeni banorë të Sukthit?! Pse duhet të ekzistojë ky dallim çfarë kanë më shumë vendet e tjera që Sukthi nuk e ka? Hedhja e plehrave vend e pavend, aroma e pakëndshme e tyre e shpërndarë të bën të ndihesh mirë?  Ato të cilët shfaqin delikatesë vetëm rregullojnë "thonjtë"dhe  e përdorin pushtetin për të plotësuar dëshirat e barkut të tyre, ose të flasim për shkollat ku profesori pret orarin e kafesë e nxënësit secili në hesap të vet, e pra kualifikimet e tyre i kanë kryer. Përse njerëzit s’mund të jenë të gjithë njësoj? Përse në sytë e tyre shihet demoralizim? Dikush e nis mëngjesin me lule në fytyrë e tjetri me problemet sesi do t’i bëjnë ballë dimrit. Libra, do të bëhet se s’bën ideja që do të largojë perden në sytë tonë. Politikanet japin ide, mendime, nocione ku u duken të thjeshta për t’i realizuar, por në momentin kur duhet t’i vendosin në zbatim bëhen të shurdhër e të verbër. Jemi mbushur deri në grykë me fjalë boshe. Kerkojme pune e si te rinje qe jemi idete nuk kane te sosur  e te gjithe se bashku do realizojme te parealizueshmen!  Mos te shohim vetem njeren ane te medaljes,por te shohim te dyja anet. Të largohemi nga korniza që ka kapluar "mendjen tonë", por të shohim avancim!